• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DY METRA NËN DHE/ Si varrosen të vdekurit nga koronavirusi në Tiranë (VIDEO)
Home
Sociale

DY METRA NËN DHE/ Si varrosen të vdekurit nga koronavirusi në Tiranë (VIDEO)

8 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Përcjellja për në banesën e fundit është gjithmonë e dhimbshme. Por në këtë kohë pandemie, dhimbja është më e fortë. Shqiptarët i janë bindur rregullave, duke hequr dorë nga një prej të nderimeve më të forta zakonore, atij për të ndjerin. Heshtja e përhershme në varrezat publike, është bërë më e ftohtë në këto ditë vetëizolimi.

Me 22 jetë të humbura nga koronavirus, Tirana është Bashkia më e madhe me numrin e prekurve dhe të vdekurve.

“Në  Bashkinë e Tiranës janë realizuar 10 varrime të personave më koronavirus. Ne normalisht i regjistrojmë të gjitha skedat e vdekjeve, nuk jemi të specializuar në këtë fushë, por gjithsesi shkaqet janë edhe të viteve më parë. Rastet me koronavirus janë të mirëpërcaktuara në certifikatat e vdekjes që ne i marrim nga Ministria e Shëndetësisë”, u shpreh Raimonda Shino.

Drejtoresha e Përgjithshme e “Agjencisë së Shërbimit Funeral” në Bashkinë e  Tiranës, Raimonda Shino flet për shifra brenda kufijve normal të vdekshmërive, duke e krahasuar me një vit më parë.

“Ajo që dua të veçoj për rastin e COVID, është se ceremonia kryhet direkt nga morgu i spitalit. Nuk kemi mbajtjen në shtëpi. Nga morgu, i ndjeri sillet direkt në varreza. Pjesa teknike është në zbatim të ligjit. Ka masa më të forta në drejtim të dezinfektimit”, u shpreh ajo.

Në një protokoll të paracaktuar, banesa e fundit për të ndjerët me COVID-19 ka një thellësi më të madhe, deri në 2 metër, ndërkohë që në ceremonitë e zhvilluara mungojnë përgjithësisht familjarët e afërt.

“Ne bëjmë dezinfektimin përpara se të fillojë procesi i varrimit dhe pasi mbaron procesi i varrimit, dhe kjo është një masë e shtuar. Familjarët më të afërt janë në karantinë, dhe janë shoqëruar të afërm më të largët”, tha më tej Shino.

Vdekshmëritë e në territorin e Tiranës në 3 mujorin e parë të vitit 2020 sipas Shinos janë në të njëjtat nivele me ato të një viti më parë dhe humbjet e jetës lidhen kryesisht sëmundjet e pashërueshme apo vdekjet natyrale.

Kortezhet e gjata dhe nderimet e përhershme në Shqipëri do të mungojnë deri në kohën kur Shqipëria do të fitojë betejën me koronavirusin. Derisa kjo të ndodhë, lamtumirat do të vijojnë të jenë të thjeshta, dhe shumë të dhimbshme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Putin mbledh qeverinë: Dy-tre javët e ardhshme do të jenë vendimtare
Previous article "MË MIRË TË KISHA MARR DY PLUMBA"/ Flet shqiptari i prekur nga CoVid-19 në Itali

k.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT