• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBLIDHET ONLINE KOMISIONI I INTEGRIMIT/ Balla: Kuvendi i Shqipërisë vijon shqyrtimin e ligjeve dhe akteve të planifikuara…
Home
Politikë

MBLIDHET ONLINE KOMISIONI I INTEGRIMIT/ Balla: Kuvendi i Shqipërisë vijon shqyrtimin e ligjeve dhe akteve të planifikuara…

7 April, 2020 k.autor Politikë

Komisioni për Integrimin Europian në Kuvendin e Shqipërisë votoi unanimisht Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 5, datë 17.03.2020 “Për një shtesë në Aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar”.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Kuvendi i Shqipërisë vijon shqyrtimin e ligjeve dhe akteve të planifikuara për seancën plenare.

“Qeveria shqiptare mori masat shtërnguese në kohën e duhur dhe kjo është reflektuar plotësisht në situatën që kemi.

Në datën 15.03.2020, Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ me fuqinë e ligjit nr.3 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”. Qëllimi i këtij akti normativ është përcaktimi dhe forcimi i zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 (neni 2).

Akti normativ parashikon masat e veçanta administrative që do të merren ndaj personave fizikë/ juridike vendas apo të huaj në territorin e Republikës së Shqipërisë për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 (neni 3) si dhe organet kompetente për dhënien e masave administrative (neni 4). Miratimi i këtij akti normativ ishte i domosdoshmëm në kushtet kur Organizata Botërore për Shëndetësinë (OBSH) shpalli pandemine botërore të shkatuar nga COVID-19 në datën 11 mars 2020 dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli gjendjen e epidemisë në vendin tonë. Shqipëria është e përfshirë në listën e shteteve ku është përhapur infeksioni shkaktuar nga COVID-19.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në datën 17.03.2020, Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 5 “Për një shtesë në aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar”., shkruan Balla.

Sipas Ballës, qëllimi i këtij akti normativ është forcimi i masave për të siguruar zbatimin e rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

“Me anë të këtij akti normativ synohet që njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë t’iu jepet mundësia që, në kuadër të marrjes së masave gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, të bëjnë amendime të kontratave që kanë me operatorët e pastrimit dhe operatorët e transportit publik për ofrimin e këtyre shërbimeve, sipas nevojave të diktuara nga situata emergjente.

Neni 1 i këtij aktit normativ parashikon që pas nenit 5 të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të shtohet neni 5/1 “Kontratat e pastrimit dhe të transportit publik të njësive të vetëqeverisjes vendore”.

Një nga masat e marra në bashkëpunim dhe me organet e njësive të vetëqeverisjes vendore është edhe pezullimi i shërbimit të transportit urban dhe, për këtë qëllim, është një nevojë ofrimi i këtij transporti për personelin dhe stafin mjekësor, nga vendbanimet e tyre për në vendet e punës, spitale apo qendra shëndetësore. Për këtë arsye, njësive të vetëqeverisjes vendore iu krijohet baza e nevojshme ligjore që, nëpërmjet amendimit të kontratave që kanë me operatoret e transportit publik, t’iu ofrojnë mundësinë kësaj kategorie që gjenden në shërbim të popullatës për ofrimin e shërbimit të transportit falas. Shpenzimet do të paguhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe operatorët do të rimbursohen nga këto njësi.

Gjithashtu, në funksion të pastrimit të qyteteve, si masë për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19, njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të amendojnë kontratat për t’iu kërkuar operatoreve që e ofrojnë këtë shërbim të shtojnë frekuencën e pastrimit të qytetit dhe dezinfektimin e vendgrumbullimeve të mbetjeve urbane. Këto ndryshime kanë të bëjnë vetëm për situatën e shkaktuar nga infeksioni COVID-19.”, thekson Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Bill Gates: Numri i viktimave nga COVID-19 do të jetë më i ulët seç parashikohet, nëse merren siç duhet masat
Previous article REPLIKA ME METËN/ Rama: Kthjellohu. Ja kush merr bonus nga mjekët e Shqipërisë

k.autor

Postime të ngjashme

TË MARTËN PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para Politikë

TË MARTËN PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT