• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIVE/ Kryeministri Rama flet për MASAT E REJA (VIDEO)
Home
Politikë

LIVE/ Kryeministri Rama flet për MASAT E REJA (VIDEO)

6 April, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama foli gjerë e gjatë për shqiptarët e mbetur jashtë atdheut ku u shpreh qartë se kufijtë janë mbyllur për të frenuar COVID-19 dhe se asnjë shqiptar që është rezident jashtë, nuk do të lejohet të futet brenda kufirit tonë. Kreu i qeverisë tha se për ata që kanë emergjenca të ndryshme të cilat do të verifikohen, do të lejohet të futen në Shqipëri, por jo duke shkuar menjëherë pranë familjarëve të tyre. Në një komunikim LIVE në Facebook, Rama tha se ata do të karantinohen për 14 ditë në një hotel pranë pikës kufitare, dhe do të paguajnë vetë të gjitha shpenzimet. Nuk do të lejohet askush të dalë nga dhoma – tha Rama – pasi do të ketë polici në strukturat hoteliere.

Kryeministri Edi Rama si rrallë në komunikimet e tij publike gjatë periudhës së vështirë që Shqipëria po kalon me koronavirusin, përmendi emrin e Sali Berishës, duke thënë se ai se synon të nxisë katastrofën duke i bërë thirrje qytetarëve jashtë atdheut që të kthehen në Shqipëri.

“Është fakt i njohur botërisht, që Sali Berisha ka vetëm një synim, si e si të rishkatërrojë edhe një herë Shqipërinë për llogaritë e tij halucinante. E solla këtu këtë emër krejt të papëlqyeshëm për shumicën e shqiptarëve si zanafillën e një procesi skandaloz politik nxitje të rrëmujës por në këtë rast është nxitje e zinxhirit të vdekjeve. E një zinxhiri vdekjesh që është larg së qeni ai që do të ishte nëse do të shkojmë me mend e Saliut dhe atyre që i bien këtij avazi. Është e pajustifikueshme që të nxitet kjo situatë dhe të nxiten njerëzit të vijnë drejt kufijve, dhe të nxitet konflikti me policinë në kufi. Kufijtë janë të mbyllur për të mbrojtur jetën e atyre këtej e andej kufirit”, tha Rama.

Sot në Kakavijë nuk ka asnjë persona, ndërkohë që në Kapshticë janë 19 makina të personave që janë banorë rezidentë në Greqi, të cilët nuk kanë asnjë urgjencë të posaçme por kërkojnë të hyjnë për të takuar familjen.

“Ata të cilët janë parë përsëri në ekran sot, janë 19 automjete të personave që janë rezidentë në shtetin fqinj. Thonë që kemi ardhur të takojmë familjen dhe do kthehemi prapë”, tha Rama, duke shtuar se brenda 24 orësh zyrtarisht do të bëhet publike se “si do të veprohet dhe si do të jenë mekanizmat për trajtimin e atyre që kanë urgjencë“.

Të prekurit nga tërmeti/Rama: Kësaj jave fillon puna për ndërtimin e lagjes së re në Thumanë

1586174926_ramafoto4.jpg

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se këtë javë do të nisë ndërtimi i lagjes së re në Thumanë, për banorët e prekur nga tërmeti.

“Për ata që janë të prekur nga tërmeti, fillon puna për ndërtimin e strukturës në Thumanë. 46 shkolla janë bërë gati dokumentet jashtë Tiranës”, tha Rama.

Rama: Lulzim…do apo s’do ti, do apo s’do PD, strategjinë e testeve nuk e bëj unë por ekspertët

Kreu i qeverisë iu drejtua edhe një herë liderit demokrat Lulzim Basha që të heqë dorë nga akuzat e pabaza politike në këtë situatë, pasi theksoi se ai dëgjon ekspertët e fushës edhe për kryerjen e testeve që kryepozitari kërkon të bëhen më masivisht. Rama tha se është kohë për të bashkëpunuar kundër koronavirusit për ta fituar këtë luftë.

“Më vjen keq të kthehem tek pika që lidhet me PD-në dhe me opozitën. Dua t’ia përsëris Lulzim Bashës nuk është kohë për të bërë opozitë të llojit që është një lloj skarco, është zgjedhja juaj, të llojit të përpara fillimit të luftës. Që kryeministri fshihet pas ekspertëve. Unë them atë që më thonë ata. Dhe strategjinë e testeve nuk e bëj unë, e bëjnë ata, do ti apo s’do ti, do PD aspo s’do PD. Është koha të kontribuojmë bashkërisht për ta fituar këtë luftë. Nuk është kohë për të treguar sa pak dini. Lulzim e kam thënë, nëse keni diçka që iu shqetëson pyesni përpara, dëgjoni”, tha Rama.

Rama: Shpërndahen 9500 pagat e para të luftës për bizneset e mbyllura

Kryeministri Edi Rama tha se janë shpërndarë sot dhe nesër i marrin në dorë 9500 pagat e para të luftës për bizneset e vogla që janë mbyllur nga qeveria gjatë kohës së koronavirusit.

“Dua të vë theksin tek fakti që sot janë miratuar 9500 pagat e para të luftës për bizneset e vogla që hyjnë në kategorinë që kanë mbyllur aktivitetin dhe nuk punojnë dot, dhe në fund të javës do të kalojnë të tjera, mbi 60 mijë paga lufte. Aplikimet bëhen në faqen online tek drejtoria e tatimeve, ku pas verifikimeve bëhen miratimet. Të gjitha kategoritë e tjera që kemi thënë do t’i fusim në kategoritë që do të përfitojnë nga zgjerimi i paketës, pas datës 15 prill. Kujtdo që i takon do t’i marrë lekët pa diskutim”, tha Rama.

Masat lehtësuese/ Rama: 90 minuta për private, edhe me makina private…do lejohen të hapen më shumë biznese! Ndëshkime të ashpra për të pabindurit

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar masat e reja lehtësuese që do të marrë në ditët në vijim, por edhe ndëshkimet që do të parashikohen në rast thyerje të këtyre rregullave. Këto masa lehtësuese, sqaroi kreu i qeverisë, do të merren kur të shihen gjatë kësaj jave që ka pasur zbatim në masë të rregullave të vendosura deri më tani, paralelisht me ecurinë e kurbës. Për taksinë, kreu i qeverisë ka bërë me dije se nuk do të ketë masa lehtësuese, çka do të thotë se nuk do të lejohet që të qarkullojnë dhe të transportojnë udhëtarë.

“Marrjen e automjeve nga familja apo edhe nga persona të tjerë do të ndëshkohet me disa vite, kjo është për t’u caktuar të heqjes së patentës me sekuestrimit të po aq viteve të makinës dhe heqje lirie. Marrjen në makinë të një pensionisti do ndëshkohet gjithashtu. Do hapin orarin e lëvizjes për të bërë pazar, do ë bëjmë 90 minuta dhe kryerja me automjet e privatit e pararit do të jetë e mundur, por me ndëshkime të mëdha. Hapja e aktivitetit të ndaluar do dënohet me burg, heqje patente, sekuestrim të makinës dhe sekuestrimin e gjithçkaje që ka aty brenda. Nuk ka rrugë tjetër, masat duhen lehtësuar pak nga pak për 99.9% të njerëzve që respektojnë rregullat që sakrifikojnë, që mbajnë fëmijët brenda, që përkujdesen për të moshuarit, që orën e lejuar e përdorin edhe për prindërit t’i çojnë ushqime, për të shkuar e kthyer nga puna. Nuk bëhen për këta që hapin lokalet, dhe këta nuk duhet të marrin mesazhin e gabuar që u hap loja. Duam të lehtësojmë më tutje aktivitetet në njësi individuale në dyqane njësi shërbime, jo lokale, palestra, që nuk janë njësi tregtare brenda qendrave të mëdha tregtare që do të vazhdojnë të jenë mbyllur. Kush ka njësi të tilla të përgatiten të pajisin me maska, doreza me dizinfektantë për klientët, njësitë e tyre. mosrespektimi i këtyre masave do të dënohet me konfiskim të gjithçkaje ka brenda, me mbyllje për një farë kohe, dhe heqje lirie, nuk kemi rrugë tjetër”.Po ashtu jemi duke studiuar hapjen e orarit, shtrirjen e fashës orare. Fasha orare është e diskutueshme dhe i qëndroj bindjes që nuk është problemi fasha e orarit. Por të gjitha këto do të jenë masa që janë gati por do të jenë të përshkallëzuara me pikatore.Jemi në momentin që po ngjisim majën e kodrës dhe do të na thonë ekspertët se çfarë dhe si do të bëjmë”. Nuk ka gjobë për ata që janë në punë pas orës 13:00, e kemi thënë dhe stërthënë. Nuk do të dilni ju pensionistët, thjesht do kërkoni mbështetje për të kryer pazaret”, tha Rama.

🔴BASHKËBISEDIM ME JU

Gepostet von Edi Rama am Montag, 6. April 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Vendimi: Fasonët shqiptarë do të prodhojnë maska
Previous article KORONAVIRUSI NË SUEDI/ Pendohet qeveria dhe vlerëson ndërmarrjen e masave kufizuese

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

SULMI NDAJ TURIZMIT SHQIPTAR/ Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese Politikë

SULMI NDAJ TURIZMIT SHQIPTAR/ Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT