• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Vendimi: Fasonët shqiptarë do të prodhojnë maska
Home
Sociale

LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Vendimi: Fasonët shqiptarë do të prodhojnë maska

6 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Qeveria po mendon për lehtësimin e sektorit fason në këtë periudhë emergjence kombëtare.

Përmes një letër përgjigjeje ndaj kërkesave të Shoqatës Kombëtare të Punëdhënësve “Proeksport Albania”, Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj bën të ditur se, “personalisht kam vendosur kontakt me qeveritë e vendeve fqinje dhe ato të Bashkimit Europian, për të kërkuar bashkëpunimin e tyre me kompanitë shqiptare duke i përshtatur kërkesat në funksion të situatës së emergjencës, për prodhimin e maskave, veshjeve dhe këpucëve.”

Në letër, Ministri Ahmetaj shkruan se, qeveria shqiptare është tërësisht e angazhuar për të mos lënë asnjë sektor të ekonomisë pa vëmendje dhe “brenda mundësive tona, të mbështesim me masa të dedikuara, jo vetëm për vazhdimin e aktivitetit, por mbi të gjitha, për vazhdimin e pagesave ndaj punonjësve, të cilët gjithashtu, në këtë moment, nuk duhen lënë jashtë vëmendjes nga kompanitë.”

Po ashtu ministri Ahmetaj thotë se qeveria është duke vlerësuar efektet e shkaktuara edhe në këtë sektor si në çdo sektor tjetër të ekonomisë shqiptare dhe një grup i posaçëm pune pranë Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Ministrisë së Financave  dhe Ekonomisë, është aktualisht në përfundim të procesit të vlerësimit të sugjerimeve dhe propozimeve të sipërmarrjeve në disa sektorë, përfshirë atë fason.

Më herët, në një letër me kërkesa për ti shpëtuar kësaj situate emergjence, shoqata i kërkonte qeverisë mes të tjerash, shtyrje për një afat të caktuar pagesa të detyrimeve fiskale për të gjithë kompanitë fasoniste, me synim sigurimin e likuiditetetit të nevojshmë të kompanive për të paguar pagat e punonjësve, kur kompanitë janë duke punuar apo ato kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike.

Mbi të gjitha, “Proeksport Albania” në atë letër-paketë kërkesash i kërkonte qeverisë që të urdhëronte autoritetet që të paguajnë menjëherë, pa hezitim dhe pa zbatuar hallkat e tepërta rimbursimin e TVSH.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BERISHA DO KATASTROFË"! Rama: Nga nesër asnjë rezident jashtë nuk futet në Shqipëri
Previous article LIVE/ Kryeministri Rama flet për MASAT E REJA (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT