Pas dyndjes së qytetarëve të shtunën në tregun e Kombinatit, duke mos zbatuar rregullat për mospërpahjen e COVID-19, autoritetet morën masa mëngjesin e së dielës për të krijuar një kordon sanitar.
Nga e hëna tregu do të jetë i rrethuar nga barriera metalike dhe hyrja në të do të kontrollohet nga policia dhe ushtria. Ambulantët do të largohen në një hapsirë tjetër ndërsa në hyrje të tregut do të krijohet një tunel higjienik për dezinfektim e çdo personi që do të futet.
Të dielën në mëngjes punonjësit e bashkisë dhe zjarrëfikseve u panë teksa vendosën edhe sinjalistikën për të qëndruar 2 metra larg njëri-tjetrit. Sipas aktit normativ në fuqi, qytetarëve që do të futen në treg do ti kërkohet edhe leja e miratuar për të bërë pazarin si një nga anëtarët e familjes.
Numrat në rritje të rasteve me COVID-19 në Shqiperi kanë sjellë edhe reagimin e insitucioneve shëndetësore, sipas të cilave qytetarët nuk po i përmbahen distancimit të domosdoshëm.


