Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu ka bërë me dije se Klinika Stomatologjke Universitare qëndron e hapur për urgjencat stomatologjike dhe se në 2 javët e fundit janë trajtuar më shumë se 500 urgjenca.
Lajmin e ka bërë me dije vetë ministrja përmes një postimi në rrjete sociale dhe ndërsa thekson se KSU do të jetë e hapur vetëm për urgjencat, u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e Covid-19 dhe të qëndrojnë në shtëpi.
“Klinika Stomatologjke Universitare në gatishmëri për urgjencat dentare.
Më shumë se 500 urgjenca janë trajtuar në dy javët e fundit. KSU qëndron e hapur vetëm për urgjencat stomatologjike
Ju lutem respektoni rregullat! #QëndroniNëShtëpi #Respekt për stafet mjekësore në shërbim”, shkruan Manastirliu.


