• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Kërkesë e jashtëzakonshme për miell në Gjermani
Home
Nderkombetare

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Kërkesë e jashtëzakonshme për miell në Gjermani

4 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kërkesa për miell është rritur kaq shumë së fundmi në Gjermani, saqë mullinjtë tradicionalë të mbingarkuar nuk i përballojnë dot me kapacitetet e tyre të paketimit.

Në krizën e Coronës është rritur së tepërmi kërkesa për miell në Gjermani. Pakot me miell janë kthyer në një mall shumë të kërkuar në raftet e supermarketeve. Shpeshherë ka ngushtica edhe në furnizime. Sipas Anne-Kristin Barth, nga Shoqata e Sipërmarrjeve të Mullinjve dhe Grurit, mungesa e miellit në supermarkete nuk ka të bëjë me mungesën e grurit. Problemi është se kërkesa është rritur kaq shumë, katër deri në pesë herë më shumë javët e fundit. „Ka për të gjithë, por kapacitetet e paketimit janë të kufizuara”, thotë Barth për epd.

Ka 300 vjet që në qytetin gjerman Hemer mulliri „Sundwiger Mühle” bluan grurin për miell. Por një kërkesë si në javët e fundit, punonjësit nuk e kanë përjetuar asnjëherë, shkruan agjencia epd, shërbimi evangjelist i shtypit. „Nuk do e kisha menduar, se situata për biznesin tonë do të ndryshonte në mënyrë kaq të shpejtë”, thotë pronari Johannes Alberts. „Kemi shitur gjashtë herë më shumë, se në kohë normale.” Megjithëse ka shumë fitime këto kohë, dëshira e Alberts do ishte të shiste më ngadalë, sepse dëshiton edhe t’i këshillojë klientët.

Alberts ka përpunuar 14 tonë grurë në tre javët e shkuara, një shifër disa herë me madhe se ajo normale. E megjithatë klientët qëndrojnë në radhë para dyqanit të tij në Hemer, Sauerland. Mullixhiu thotë, se mungesa e miellit vjen për shkak të blerjeve masive. „Një situatë e çmendur. Shumë njerëz blejnë thasë 25 kg me miell për të krijuar rezerva.” Shumë klientë vijnë në drejt e në dyqanin e mullirit, sepse nuk gjejnë në supermarket më miell.

Bäckerei Arbeitsfläche & Teigspachtel (picture-alliance/dpa/J. Kalaene)

Kapacitetet janë të kufizuara

Edhe Stephan Kill nga Grupi i Mullixhinjve, Roland Mills United në Recklinghausen thotë, se është muaji i dytë që ata po prodhojnë në kufirin e kapaciteteve. Mullinjtë, ku punon ai e kanë rritur prodhimin e paketimeve të miellit për kg nga 150.000 në 250.000 pako në ditë. Grurë ka, por nuk mund t’i përgjigjemi kaq shpejt kërkesës, thotë Kill. Edhe kapaciteti i makinerive është i kufizuar. Ai pret që ngushticat në furnizim të kalojnë shpejt deri në ditët e pashkëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Google do të ndjekë nëse njerëzit qëndrojnë në shtëpi
Previous article KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Biznesi me testet e shpejtë për COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT