• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Biznesi me testet e shpejtë për COVID-19
Home
Nderkombetare

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Biznesi me testet e shpejtë për COVID-19

4 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ndërsa virusi Corona vazhdon të përhapet me shpejtësi duke infektuar më shumë se një milionë vetë në të gjithë botën, firmat farmaceutike ofrojnë teste të shpejta për Coronën. Po sa të besueshme janë ato?

Ende nuk është e qartë se sa njerëz mund të jenë infektuar me virusin Corona dhe nuk e dinë këtë. Prandaj mbi dymbëdhjetë kompani gjermane po ofrojnë për momentin teste të shpejta për t’iu përgjigjur pyetjejes, nëse dikush është apo jo i infektuar. Këto teste pretendojnë të përcaktojnë nëse dikush ka në gjak antitrupa kundër virusit, që do të thotë se e ka kaluar infeksionin tashmë dhe është imun. Testet ofrohen madje me një çmim mjaft të ulët, rreth 30 deri 40 euro. Sipas prodhuesve ata brenda një kohe shumë të shkurtër kanë shitur tashmë qindra-mijëra teste të tilla.

Rezultate jo të besueshme

Ministria gjermane e Shëndetësisë paralajmëron ndaj testeve të tilla për antitrupat. Sepse sikurse thuhet në një deklaratë të kësaj ministrie “rreziku që testi i shpejtë të tregojë një rezultat negativ, ndëkohë që personi i testuar është shumë infektiv dhe përbën rrezik për të infektuar të tjerët, është jo i vogël.”

Coronavirus Hannover Testproben im Tiermedizinischen Labor (picture-alliance/dpa/P. Steffen)

Problemi i testeve të tilla është se organizmi zhvillon antitrupa zakonisht vetëm një deri në dy javë pasi të jetë infektuar. Pra në fazën fillestare të infeksionit, këtyre testeve nuk mund t’u besohet. Po ashtu rezultati i testit mund të dalë pozitiv edhe në rast se dikush “ka pasur një infeksion krejtësisht të ndryshëm”. Dhe një gjë e tillë mund të ketë pasoja të rënda, nëse njerëzit besojnë se janë imunë dhe nuk kanë më nevojë për t’u mbrojtur.

Problem është dhe fakti, se sipas rregulloreve aktuale të BE-së, prodhuesit “mund t’i certifikojnë vetë produkte të tilla diagnostikuese pa pasur nevojë të presin për ekzaminime të pavarura të testeve para se ato të hidhen në treg”, shkruhet në faqen e internetit të Institutit Paul Ehrlich.

Instituti Federal për Vaksinat dhe Barna Biomjekësore njofton se vlera e këtyre testeve nuk është e garantuar dhe se “ka edhe prova për falsifikime.” BE do të marrë vendim për testimin e detyrueshëm dhe të pavarur të prodhimeve të tilla vetëm nga maji 2022.

Bundesministerium für Gesundheit - Schriftzug Bundesministerium für Gesundheit (picture-alliance/dpa/W. Rothermel)

Nga Azia në të gjithë botën

Sipas Ministrisë gjermane të Shëndetësisë, shumë kompani nga Azia, ofrojnë teste të tilla të shpejta në një nga platformat më të mëdha tregtare në botë, Alibaba. Hulumtimet e mediave gjermane NDR, WDR dhe “Süddeutsche Zeitung” (SZ) tregojnë që pothuajse të gjitha testet e shpejta për antitrupat vijnë nga Kina, dhe shpesh nga qyteti i Hangzhou, ku kanë selinë disa prodhues prodhimesh mjekësore.

Firma farmaceutike nga e gjithë bota i tregtojnë këto teste nën emrat dhe logot e markave të tyre. Disa syresh janë transparente dhe thonë që ato janë prodhuar në Kinë, të tjerë pretendojnë se janë prodhuar në Gjermani. Sidoqoftë testet e antitrupave nuk janë shumë domethënës për të përcaktuar, nëse dikush është imun ndaj virusit Corona, sepse kjo varet nga përqendrimi i antitrupave në organizëm dhe nga fakti se sa shpejt bie ky përqendrim. Vetëm konstatimi i antitrupave në një moment të caktuar kohor nuk mund të japë asnjë siguri për një mosriinfektim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Kërkesë e jashtëzakonshme për miell në Gjermani
Previous article KORONAVIRUSI/ Prej 4 javësh të bllokuar në tragetet e kompanisë Italiane, riatdhesohen 37 shqiptarë të tjerë

Delo.autor

Postime të ngjashme

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT