Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shkruan se pandemia mund të përdoret për abuzim me pushtetin nga qeverisja aktuale.
Në një postim në “Facebook”, ish-ministri shprehet se kudo në botë, me preteksin e pandemisë, autokratët po qeverisin me dekrete dhe ndryshojnë me shpejtësi ligjet duke anashkaluar mekanizmat e kontrollit dhe balances së pushteteve.
“Qeverisjet autokrate mund ta perdorin pandemine per abuzim me pushtetin! Eshte shumë e lehtë, nen pretekstin e pandemisë të shpallesh dhe të vendosësh masa të jashtëzakonshme, por është po aq e vështirë ti heqësh ato, thotë Douglas Routzen, President i Qendrës Nderkombetare për ligj ne Ëashington. Autokratet kudo në botë, me pretekstin e pandemisë, po qeverisin me dekrete, po ndryshojnë me shpejtësi ligje dhe rregullore duke anashkaluar mekanizmat e kontrollit dhe balances së pushteteve për të konsoliduar sundimin e tyre. Të gjithë jemi të gatshëm të kufizojmë lirinë në luftën ndaj pandemisë, por jo demokracinë!”


