• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANËTARI I 30-TË NË ALEANCË/ Në selinë e NATO-s ngrihet flamuri i Maqedonisë së Veriut
Home
Rajon

ANËTARI I 30-TË NË ALEANCË/ Në selinë e NATO-s ngrihet flamuri i Maqedonisë së Veriut

30 March, 2020 k.autor Rajon

Flamuri i Maqedonisë së Veriut u ngrit të hënën pasdite para ndërtesës së NATO-s në Bruksel, duke shënuar pranimin e saj zyrtar në aleancë si anëtari i 30-të i saj.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili mori pjesë në ngritjen e flamurit me një grup të vogël zyrtarësh, vlerësoi se ky është moment historik për Maqedoninë e Veriut pas disa vitesh të angazhimit për reforma.

“Ne u mblodhëm sot për të mirëpritur Maqedoninë e Veriut në familjen e NATO-s duke ngritur një flamur para selisë sonë. Tridhjetë e gjashtë flamuj tani po valojnë së bashku, si një simbol i unitetit dhe solidaritetit tonë”, tha ai.

Stoltenberg theksoi se pranimi në NATO është i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, pasi është i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Për shkak të pandemisë, ceremonia u monitorua përmes një lidhjeje video nga nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe ministrat tjerë të qeverisë.

Spasovski tha se anëtarësimi në NATO ishte suksesi më i madh që nga shpallja e pavarësisë së vendit deri më sot, dhe shtoi se ngritja e flamurit ishte “një simbol i një të ardhme të sigurt dhe të prosperuar” për Maqedoninë e Veriut.

“Udhëtimi ka qenë i gjatë, dhe shpërblimi që erdhi sot kur shohim flamurin tonë përpara selisë së NATO-s në Bruksel, është i merituar”, tha Spasovski.
Maqedonia Veriore u bë një anëtare e plotë e NATO-s të premten më 27 mars.

Procesi i anëtarësimit në NATO filloi në gjysmën e dytë të vitit 2018, pasi vendi ftua të bëhej anëtar në Samitin e Aleancës në Bruksel më 12 korrik të atij viti./rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ITALIA NUK GJEN PAQE SËRISH/ 812 viktima gjatë 24 orëve të fundit, 101 mijë raste pozitive
Previous article KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Grafikët: Cila është grupmosha më e infektuar. Në rrezik për jetën...

k.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT