• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Grafikët: Cila është grupmosha më e infektuar. Në rrezik për jetën…
Home
Sociale

KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Grafikët: Cila është grupmosha më e infektuar. Në rrezik për jetën…

30 March, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Deri në 29 mars 2020 në Shqipëri janë evidentuar 223 raste me COVID 19 nga të cilët 34 vetë (15 %) janë

punonjës të shëndetësisë. Ditën e djeshme, 29 mars, janë 11 raste të reja. Midis të prekurve janë 127
burra dhe 96 janë gra. Mosha mesatare e personave të prekur është 50,4 vjeç.

Treguesi i rritjes ditore është raporti midis rasteve të reja në një ditë caktuar kundrejt rasteve të reja të
ditëse respektive të mëparshme. Për datën 29 mars ky tregues është 0,73.

Deri tani janë 44 raste të shëruara, ose 19 % e të gjithë rasteve pozitivë. 8 nga të shëruarit janë punonjës të shëndetësisë. Mosha mesatare e personave të shëruar është 40,6 vjeç.

Deri tani janë shënuar 11 fatalitete, 7 burra dhe 4 gra. Mosha mesatare e fataliteteve është 67,2 vjeç. E burrave është 65,6 vjeç, ndërsa e grave është 70 vjeç.

Për çdo fatalitet kemi 4 të shëruar.

Indeksi mesatar i fataliteteve sipas rasteve është 4,9 %. Sipas grupmoshave është si vijon. Në grupmoshën 65 – 74 vjeç ky indeks është 25 %.

Sipas grupmoshës, rastet dhe fatalitetet kanë këtë shpërndarje. Për të lehtësuar leximin e grafikut, grupmosha 65 – 74 vjeç përbën 8,9 % të popullsisë së vendit. Të prekurit në këtë grupmoshë përbëjnë 12,6 % të të gjithë të prekurve, ndërsa të vdekurit në këtë grupmoshë përbëjnë 64 % të të gjithë të vdekurve.

Grupmoshave 55 – 64 vjeç rezulton grupmosha më e prekur me 27 % të të gjithë rasteve. Ndërsa fatalitet janë kryesisht në grupmoshën 65 – 74 vjeç.

Në raport me popullsinë e grupmoshës respektive, numri i prekurve për 100000 banorë është si vijon. Në rang vendi janë të prekur 7,8 banorë për 100000 banorë. Grupmosha më e prekur është ajo 55 – 64 vjeç.

Në raport me popullsinë e grupmoshës respektive, numri i të vdekurve për 100000 banorë është si vijon. Në rang vendi kanë vdekur 0,32 banorë për 100000 banorë. Grupmosha me më shumë fatalitete është grupmosha 65 – 74 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANËTARI I 30-TË NË ALEANCË/ Në selinë e NATO-s ngrihet flamuri i Maqedonisë së Veriut
Previous article KORONAVIRUSI/ 2,443 viktima dhe 140,570 të infektuar nga Covid-19 në SHBA

k.autor

Postime të ngjashme

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës? Aktualitet

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes Aktualitet

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën Aktualitet

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT