• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Deputeti i ri/ “Çami i çmendur” që do të çudisë Parlamentin
Home
Shqipëri

Deputeti i ri/ “Çami i çmendur” që do të çudisë Parlamentin

27 December, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Parlamenti i Shqipërisë nuk do ta vuajë mungesën e ‘Kaubojsit’. Një tjetër personazh atipik, që i ka hyrë me makinë në fushës së futbollit për të rrahur arbitrin e ndeshjes, pritet të ulet në Kuvend. Është fjala për Dritan Bicin, i cili do të zërë vendin e Aqif Rakipit, nëse KQZ-ja do të votojë për t’i hequr mandatin deputetit të PDIU-së. Dritan Bici në mars të vitit 2013 kur ishte kryebashkiak i Gramshit, hyri me makinë në stadium për të rrahur arbitrin e ndeshjes, pasi ishte i pakënaqur me vendimet për ndeshjen.

Ngjarja skandaloze tërhoqi vëmendjen edhe të mediave të huaja. “Elf Voetbal”, revista më e madhe për futbollin në Holandë, ishte një nga mediat e huaja që e ka pasqyruar ngjarjen. Asokohe kryebashkiaku u dënua për të mos hyrë në stadium deri në fund të sezonit futbollistik. Për atë ngjarje ai kërkoi falje publikisht, duke shpjeguar edhe arsyet përse e shtynë të futej në stadium me makinë për të dhunuar arbitrin.

Lapsi.al hulumton pak më tej rreth Dritan Bicit, ‘çamit të çmendur’ që pritet të bëhet deputeti më i ri i PDIU-së në Kuvend. Lidhja e tij me partinë e Shpëtim Idrizit është e re, pasi që prej vitit 1992, Bici ka qenë pjesë e strukturave të PS-së dhe kryebashkiak i kësaj force politike për vite me radhë. Përplasjet me PS-në nisën në vitin 2015. Kur e kuptoi se Rama nuk do ta rikandidonte më në zgjedhjet lokale, ai nisi sulmet publike ndaj Damian Gjiknurit, i dërguari i Ramës si koordinator për qarkun Elbasan. Gjiknuri nga ana tjetër përmes ILDKPI i bëri kallëzim për fshehje të pasurisë Dritan Bicit. Megjithatë ai rikandidoi për Bashkinë Gramsh me ‘Frontin e Majtë’, duke humbur përballë Luljeta Dollanit të PS-së.

Në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, Dritan Bici nisi përplasjet edhe me Anastas Angjelin, i dërguari i PS-së në Gramsh. ‘Ju ngeli Caci dhe nuk dinin ku ta çonin, e sollën në Gramsh’, shprehej ai për Anastas Angjelin, të cilin mund ta ketë kolegë në Kuvend e brenda koalicionit qeveritar.

Por përtej këtyre situatave sa banale aq edhe të zakonshme në moçalin politik të Shqipërisë, Dritan Bici figuron gjithashtu edhe i dënuar me vendim gjykate. Sipas asaj që ai shkruan në formularin e vetëdeklarimit, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në shtator 2013 për incidentin që ndodhi në stadium. Ish-kryebashkiaku është dënuar me 60 orë punë të detyruara për interes publik. Dënimi në këtë formë ka zgjatur rreth 5 muaj. Nuk dihet nëse ky dënim mund t’i rrezikojë atij sërish mandatin që pritet të marrë, gjithmonë po që se KQZ-ja do të votojë kundër Aqif Rakipit.

Në formularin e vetëdeklarimit, Dritan Bici shkruan ndër të tjera se ka qenë edhe emigrant i paligjshëm në Greqi në vitet 1993-1995. Por ‘qershia mbi tortë’ e karrierës së tij mbetet padyshim akti i rëndë i marsit të vitit 2013, kur hyri në stadium me makinën personale, për të dhunuar arbitrin e ndeshjes. Sjellje tipike të njerëzve atipikë, që për faq të keq zënë vend në Kuvend e më pas marrin vendime për të gjithë ne.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shpërthen deputetja e PD: Mjaft shërbyet e dhuruat se na ngopët me neveri
Previous article DO SHKRIHENI GAZIT/ Juncker në Poloni, shkon i dehur në takimin zyrtar (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT