• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shpërthen deputetja e PD: Mjaft shërbyet e dhuruat se na ngopët me neveri
Home
Shqipëri

Shpërthen deputetja e PD: Mjaft shërbyet e dhuruat se na ngopët me neveri

27 December, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Përmes një statusi në Facebook, deputetja e PD, Orjola Pampuri ka komentuar veprimet e pushtetarëve me rastin e festave të fundvitit. Ajo thotë se pushtetarët po bëjnë show me fëmijët dhe të moshuarit duke u ofruar një realitet të gënjeshtërt.

Statusi i plotë:
Show i shëmtuar i pushtetarëve me fëmijët, e te moshuarit
Mjaft shërbyet e dhuruat se na ngopet e velet me neveri, qeveri llafazane…..
Nëse do te gatuanit kështu çdo dite te vitit për fëmijët, te moshuarit dhe shtresat ne nevoje, sigurisht jo ushqime, por plane, projekte e strategji per t’ua bere jeten te mundur e me te thjeshte, sigurisht gjerat do te ishin ndryshe.

Pra nuk do te prisnin me padurim me pjata ne duar qe ju t’ i shërbeni një garuzhde çorbë apo nje pako. Po me qesharake bëheni kur merrni ne preher, mbani ne krahe e deri shtriheni ne toke te përfshirë nga adrenalina e pushtetit, femije, me te cilet nuk keni asnjë te drejte te bëni nje shoë te tille. Se pari eshte shkelje e te drejtave te femijeve, identiteti i te cileve nuk mund te perdoret per te arritur qellimet e te rriturve te cilet nuk jane prinderit apo kujdestaret e tyre, se dyti shkelje morale, pasi jeni pikerisht ju, pushtetare, qe varferuat familjet e tyre e late prinderit e tyre pa pune.

Larguat nga ky vend, femijet e atyre te moshuarve qe sot detyrohen te jetojne ne azile, te cilet i lini ne meshire te fatit ne 364 dite te vitit e u trokisni sot, per t’i dhene nje pjate corbe. Neveri ndjej per te gjitha garuzhdet e diteve te fundvitit. Gjithe vitin gatuani corben e madhe te varferise e ne fund viti, qytetaret te rrenuar e te uritur ju zgjasin pjaten per te provuar pak nga corba e shemtuar e servirur nga ju. Mjaft me se kjo ju ben te shemtuar, mashtrues e te neveritshem.Mjaft u hodhet hi syve qytetareve duke u ofruar nje realitet te genjeshtert, duke ofruar nje realitet qe edhe ju vete nuk e besoni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kush është Ministri i cili ia mori këngës bashkë me Eneida Tarifën dhe Elton Dedën (VIDEO)
Previous article Deputeti i ri/ "Çami i çmendur" që do të çudisë Parlamentin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"KUSH MË QUAN TRADHËTAR ËSHTË I PAFYTYRË"/ Rama u përgjigjet nga Shkodra akuzave të protestuesve Politikë

"KUSH MË QUAN TRADHËTAR ËSHTË I PAFYTYRË"/ Rama u përgjigjet nga Shkodra akuzave të protestuesve

IRONIA e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri Politikë

IRONIA e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT