• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ COVID-19, i shndërron qelizat e pacientit në “fabrika të viruseve”
Home
Shëndet

KORONAVIRUSI/ COVID-19, i shndërron qelizat e pacientit në “fabrika të viruseve”

29 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare, Shëndet

Sipas ekspertëve kur COVID-19 sulmon, ai e kthen qelizën e pacientit në një “fabrikë virusesh”. Ai e nis me sipërfaqen e qelizës, ku virusi ngjitet në një proteinë që normalisht ndihmon për rregullimin e presionit të gjakut të pacientit.

Pa dashur, qeliza e fut virusin brenda, aty ku “sulmuesi” shkarkon ngarkesën e tij dhe nxit atë (qelizën) të prodhojë më shumë viruse. Virusi komandon mekanizmat e vet qelizës për t’u bërë kopje kodit të tij gjenetik, duke prodhuar më shumë viruse, e duke shpërndarë mikrobe të tëra në sipërfaqen e qelizës, gjë që çon në infektimin e më shumë qelizave të tjera.

Barnat ekzistuese në farmaci mund të veprojnë për të goditur pjesë të ndryshme të kësaj “makinerie”. Megjithëse ato nuk janë prodhuar me qëllimin për t’u përdorur si ilaçe antivirale, në përpjekjen për të trajtuar numrin në rritje të infeksioneve me COVID-19, shkencëtarët shpresojnë se këto ilaçe mund të ofrojnë ndihmë.

“Ne nuk kemi luksin e një programi pesë-vjeçar për zbulimin e ilaçit. Kemi nevojë për diçka tani”, thotë Warner Greene, mjek e studiues në Institutin “Gladstone” të Virologjisë dhe Imunologjisë.

Kërkimet janë përqëndruar tek disa ilaçe që shihen si “kandidatë” potencialë e çuditshëm njëkohësisht, siç janë ilaçet kundër kancerit, ato ndaj sëmundjes së zemrës, një ilaç kundër skizofrenisë dhe një trajtim për sëmundjen e Parkinsonit. Aktualisht po kryehet testimi me klorokinën, një ilaç kundër malaries./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Në Qipron Turke shënohet vdekja e parë nga Covid-19
Previous article KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Europol paralajmëron për mashtrues: Medikamentet kundër Covid-19 që ofrohen në rrjet, të falsifikuara dhe pa efekt

Delo.autor

Postime të ngjashme

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT