• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VËZHGIMI/ 30 mjekët shqiptarë drejt Italisë që tërbuan sot politikanët e opozitës
Home
Ekskluzive

VËZHGIMI/ 30 mjekët shqiptarë drejt Italisë që tërbuan sot politikanët e opozitës

28 March, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Në vend që të ndiheshin krenarë si gjithë shqiptarët, dërgimi nga Tirana drejt vijës së parë të frontit më të vshtirsë të luftës kundër koronavirusit në Itali, e ka tërbuar opozitën tonë më shumë se çdo gjë tjetër këto ditë. I vetmi që e ka përshëndetur këtë hap, megjithëse pak me vonesë, ka qenë Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Ndërsa Lulzim Basha pa as më të voglën arësye, nga një lider që po na dëgjonte, u shndërrua live në një emision televiziv, në një politikan që i bie tavolinës me grushta. Kuptohet, duke nxjerrë arësye të mos arësyes së arësyeve për këtë.

Menjëherë pas tij, reagoi me shpejtësi rruge Enkelejd Alibeaj, i cili as nuk u mundua që ti ndryshonte qoftë edhe një presje fjalëve të kryetarit të tij. E më pas vijuan të gjithë me radhë nga Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu që flet edhe kur sduhet të flasë po e po, e deri tek Ervin Salianji. Prapa nuk kishte si të rrinte as LSI, me mjekun që jep mend nga shtëpia, Petrit Vasili.

Ajo që i bëntë bashkë të gjithë, ishte tërbimi kundër Kryeministrit Edi Rama, për çfarë tu dilte përpara sepse nuk mund ta thonin dot me zë të lartë arësyen e vërtetë të kësaj stuhie të radhës në gotën opozitare. Por, ishte lehtësisht e kuptueshme që e gjitha ishte pasojë e tërbimit që u solli veprimi i shkëlqyer i qeverisë shqiptare për të dërguar në zonën më të prekur të Italisë, 30 mjekë dhe inferemierë nga Shqipëria.

Ky akt i jashtëzakonshëm solidariteti me një vend që na është gjendur më pranë se kushdo tjetër në këto 30 vitet e fundit, pati një jehonë të menjëhershme positive në të gjitha mediat e Italisë dhe ato botërore.

Ambasadori i BE në Tiranë Soreca, tha se këto janë akte që e bëjnë flamurin shqiptar të denjë për tiu bashkuar sa më parë atyre të vendeve të tjera anëtare të unionit. E në vend që liderët dhe politikanët e opozitës sonë, të mbështesin këtë akt të jashtëzakonshëm solidariteti njerëzor, u sollën sikur i kishte pickuar gjarpri nga tërbimi se mos Edi Rama fitoi sa pikë të tjera politike me këtë akt fantastik dhe për rrjedhojë opozita humbi. Edhe thonë pastaj pse shqiptarët kanë 7 vjet që i kanë lënë në opozitë!

Kështu është kur kërkon që të bësh politikë jo vetëm me jetën, por edhe me vdekjen, vetëm humbje do korrësh.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPRESA NGA TURQIA/ Mjekët: Po punojmë për të krijuar vaksinën kundër COVID-19, jemi afër zgjidhjes
Previous article "ATA QË SHAJNË E MALLKOJNË..."/ Rama: Vazhdojmë papushim me ushqimin e rezistencës për ekzistencë

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

VERA "NDEZ" RRJETIN/ Vajzat e showbizzit shqiptar mahnisin me pozat provokuese nga plazhet e jugut (FOTOT) Ekskluzive

VERA "NDEZ" RRJETIN/ Vajzat e showbizzit shqiptar mahnisin me pozat provokuese nga plazhet e jugut (FOTOT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT