Ndërsa në të gjithë botën numri i të infektuarve nga koronavirusi është rritur në rreth 598 mijë kurse numri I viktimave është më shumë se 27 700, me mbi 100,000 njerëz janë të infektuar nga koronavirusi, SHBA tani janë epiqendra e pandemisë.
Sipas lajmeve të fundit të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, janë 104,839 persona që kanë kontraktuan virusin në SH.B.A., rreth 18,000 më shumë sesa në Itali.
Në renditje, Kina ndodhet në vendin e tretë me pothuajse në 82 mijë raste, pra pas Italisë, e cila në renditjen e hartuar nga universiteti ka më shumë se 86 000 raste dhe ndodhet pas SHBA. Spanja është në vendin e katërt, me rreth 66 000 infeksione.
Donald Trump ka nënshkruar një dekret që autorizon tërheqjen e një milion rezervistëve të ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe rojeve bregdetare për t’u marrë me emergjencën nga koronavirusi.
Trump tha se në fillim të javës tjetër do të nxjerrë një udhëzim me masa të mundshme lehtësuese të distancimit social si dhe do të përcaktohet se në cilat vende fëmijët mundtë kthehen në shkollë, duke theksuar se në Nju Jorku, epiqendra e Shteteve të Bashkuara për koronavirus, rregullat për distancimin shoqëror do të mbeten.


