• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Konfirmohen edhe dy raste pozitive me Covid-19 në Kosovë, shkon në 88 numri i të infektuarve
Home
Rajon

KORONAVIRUSI/ Konfirmohen edhe dy raste pozitive me Covid-19 në Kosovë, shkon në 88 numri i të infektuarve

28 March, 2020 Delo.autor Rajon

Edhe dy persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Kosovë, duke çuar në 88 numri i të infektuarve.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas njoftimit, rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë.

“Sot me 27.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (108) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoVtë, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Njoftimi i plotë

”SOT 2 RASTE POZITIVE ME COVID-19!

Sot me 27.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 108 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë.

Nga data 08.02.2020 deri me 27.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 991 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tetëdhjetë e tetë (88) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.749 kontakte të rasteve.

Nga data 01.02.2020 deri me 27.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 19.151 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 5.481, Vërmicë 5.149, Jarinje 1.536, Dheu i Bardhë 1.027, Hani i Elezit 2.892, Kullë 1.208, Qafë Morinë 47, Bërnjak 538, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 27 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 585.000 raste të COVID-19 dhe 26.844 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (96.968), Italia (86.5498), Kina (81.340), Spanjë (64.059), Gjermani (49.344), Irani (32.332), Francë (32.964), Mbretëri të Bashkuar (14.543), Zvicër (12.928), Holandë (8.603), Austria (7.610), Belgjikë (7.284), Turqi (5.698), Greqi (966), Slloveni (632), Kroaci (586), Serbi (528), Maqedoni e veriut (219), Shqipëri (186) dhe Mali i Zi (75).
Deri me 27 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (9.134), Spanjë (4.934), Francë (1.995), Mbretëri të Bashkuar (759), Holandë (546), Gjermani (321), Belgjikë (289), Zvicër (231), Turqi (92), Austri (58), Danimarkë (52), Greqi (28), Poloni (16), Luksemburg (15), Hungari (10), Slloveni (9), Serbi (8), Shqipëri (8), Bullgari (3), Maqedoni e veriut (3), Kroaci (3) dhe Mali i Zi (1).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË SHBA/ Më shumë se 100 mijë të infektuar, Trump thërret për emergjencën 1 milion rezervistë të ushtrisë
Previous article KORONAVIRUSI/ Trump i kërkon "General Motors" të prodhojë aparatura për pacientët me Covid-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT