Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar kompaninë e automjeteve General Motors që të prodhojë aparatura për ftymëmarrje për pacientët me koronavirus, pasi sulmoi shefin ekzekutiv të gjigandit të makinave.
Ai nënvizoi Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes në epokën e Luftës Koreane, i cili lejon një president të detyrojë kompanitë të bëjnë produkte për mbrojtjen kombëtare.
Trump tha se General Motors po harxhonte kohë dhe veprimi ishte i nevojshëm për të shpëtuar jetën e amerikanëve, shkruan CNN.
SHBA ka numrin me të lartë të rasteve me koronavirus, 104,256.
Numri i viktimave ka shkuar në 1,704.


