Deputeti Kujtim Gjuzi ka publikuar pasditen e sotme një foto me nipërit e tij nga Fushë-Kruja, ndërsa pjekin një qingj në hell.
“KUJTIM GJUZI djeg CONVID19 ne fushkruj me nipat e tij”, shkruan deputeti ndërsa publikon dhe foto në Facebook duke pjekur qingjin. Mirëpo, i uritur deputeti nuk ka pritur derisa qingji të bëhet dhe ka marrë në dorë një copë bukë dhe një hudhër të njomë.
Krah Gjuzit shihen të rreshtuar nipërit e tij, të cilët nuk kanë asnjë masë mbrojtëse për koronavirusin, përveç deputetit i cili mban në qafë një maskë mbrojtëse.




