• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Autoriteti i Aviacionit Civil thirrje qytetarëve: Mos blini bileta deri kur të rifillojnë fluturimet
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Autoriteti i Aviacionit Civil thirrje qytetarëve: Mos blini bileta deri kur të rifillojnë fluturimet

27 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Fluturimet për dhe nga Shqipëria janë të bllokuara deri në një urdhër të dytë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Autoriteti i Aviacionit Civil këshillon të gjithë qytetarët të evitojnë blerjen e biletave të transportit ajror nga çfarëdo burimi, kompani ajrore, agjenci apo faqja të ndryshme në internet të paktën për javët në vazhdim, deri sa të njoftoheni nga kanalet zyrtare për ri-fillimin e fluturimeve.

“Në këto kohë të vështira të ndalimit të fluturimeve për/nga Shqipëria, në kuadër të masave të marra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Autoriteti Aviacionit Civil ndërgjegjësohet me interesin e disa qytetarëve për të udhëtuar për/nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në drejtim të destinacioneve Evropiane e më tej por thekson se fluturimet për/nga Shqipëria janë pezulluar deri në një urdhër të dytë.

Data e rifillimit të fluturimeve do të varet nga ecuria e gjendjes ndërkombëtare, prandaj këshillojmë të gjithë qytetarët të evitojnë blerjen e biletave të transportit ajror nga çfarëdo burimi (kompani ajrore, agjenci apo faqja të ndryshme në internet) të paktën për javët në vazhdim, deri sa të njoftoheni nga kanalet zyrtare për ri-fillimin e fluturimeve. Ndërkohë, Qeveria Shqiptare, nëpërmjet kompanisë flamurmbajtëse Shqiptare “Air Albania”, do të kryejë fluturime riatdhesimi falas nga vende të ndryshme të Evropës drejt Tiranës në ditët në vijim. Për këtë bashkëqytetarët e ngelur jashtë kufijve të Shqipërisë duhet të shkruajnë tek  ëë.shqiperiaqeduam.al për të regjistruar kërkesën për kthimin e tyre, dhe/ose nëpërmjet kontaktit të Ambasadave apo Konsullatave tona më të afërta pranë tyre.

Këto janë kohë të pazakonta dhe kërkojnë ndërgjegjësimin qytetar për zbatimin e të gjithë rregullave të vendosura nga institucionet shtetërore për menaxhimin e situatës. Për çdo paqartësi apo pyetje jeni të lutur të na shkruani drejtpërsëdrejti në adresën e emailit [email protected] dhe [email protected] dhe ne do t’ju përgjigjemi zyrtarisht në kohë rekord. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe të bashkuar, por larg fizikisht, do ta kalojmë këtë situatë dhe do të fluturojmë e takohemi serish” thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Juventusi interesohet sërish për mbrojtësin e gjigandëve spanjoll...
Previous article KORONAVIRUSI/ Mustafi nuk mendon të ardhmen me Arsenalin, merr vendimin drastik

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT