• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ KËSHILLAT që NUK duhet të humbisni nga mjeku imunolog: Miti i hudhrës, vitimina C, medikamentet dhe kur pritet të nisë ULJA e të infektuarve (VIDEO)
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ KËSHILLAT që NUK duhet të humbisni nga mjeku imunolog: Miti i hudhrës, vitimina C, medikamentet dhe kur pritet të nisë ULJA e të infektuarve (VIDEO)

26 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku imunolog Genc Sulçebe jep këshilla të vlefshme se si të sillemi për të luftuar sa më mirë koronavirusin. Në një lidhje me Skype për Report Tv ai i quan folklorizma përdorimin e qepëve apo hudhrave, ndërkohë që thekson se vitamina C duhet përdorur vetëm nëse ndihemi të sëmur. COVID-19 luftohet më së miri përmes një sistemi të fortë imunitar dhe për këtë kërkohet ushqim i ekuilibruar.  Nuk duhet të mungojnë ushqimet të pasura me proteina siç është mishi.

Ai thotë se shifra prej 174 të prekurve dhe 6 viktimave nuk duhet të na trembë apo të krijojë panik, pasi është një situatë e pritshme. Megjithatë, ai thotë se pritet të ketë ulje të rasteve brenda një muaji, edhe pse e gjitha është një situatë që nuk mund të parashikohet përsakohë virusi është i panjohur.

“Pritet që numri do të rritet, nuk është një rritje eksponenciale. Një pjesë e të sëmurëve, edhe duhet të shtrohen në spital, një pjesë edhe do dalin. Duhet të presim me durim deri kur do të kemi këtë pritje, do të ketë një moment për rritje maksimale, dhe do ketë një moment kur do duhet të presim uljen e numrit. Shpresojmë se do të kemi këtë ulje brenda një muaji, është mendimi im por është e paparashikueshme.

Duhet të dimë dy gjëra të njohura. Ky është një virus i panjohur për sitemtin imunitar të gjithë popullatës njerëzore, popullata të ndryshme reagojnë në mënyra të ndryshme, si reagojnë kinezët, italianët nuk presim të reagojnë edhe shqiptarët. Ne nuk dimë si do shkojë popullata shqiptare, do kuptohet vetëm në fund të epidemisë.

Ata që e kalojnë kanë imunitet të qëndrueshëm dhe nuk sëmurën më. Më tepër se gjysma nuk kanë asnjë shenjë të sëmundjes, janë të shëndosh, është mirë se krijojnë imunitet dhe nuk sëmuren por është rrezik se e përhapin tek persona që sëmurën. 30% mund të kenë simptoma të lehta, dhe vetëm 15% kanë simptoma që kërkon të rrihet në shtrat. Në raste të rënda duhet të kemi ndihmën spitalore. Duhet ndërgjegjësim për të kuptuar këto shkallë të sëmundjes.

Është një sëmundje e vetëshërueshme dhe medikamente të efektshme për këtë infeksion nuk janë vërtetuar në mënyrë shkencore. Nëse turremi përdorim medikamente antiviral ne rrezikohemi të kemi efekte anësore, duhet të kemi kujdes nuk ka nevojë të turremi të marrim medikamente se deri tani nuk ka medikamente efikase, reagon vetë sistemi imunitar për t’u vetëshëruar. Duhet të dimë që sistemi imunitar është eficent.

Personat që janë më të prekshëm mbi 60 vjeç dhe sa më tepër rritet mosha aq më tepër prekshmëria dhe rreziku bëhet i lartë. Faktorët e rrezikut janë sëmundjet e zemrës, tensioni i rritur, probleme të mushkërive të zgjatuara, ata që kanë diabet, dhe ato që marrim trajtime kundër sëmundjeve tumorale dhe ata që marrin kortizon. Është një kontingjent sëmundjesh kronike që janë më të rrezikuar. Këta duhet t’i ruajmë në mënyrë absolute, t’i mbajmë të izoluar edhe në shtëpi. Të rrinë larg edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes që mund të shkojnë jashtë për arsye të ndryshme.

Që të funksionojë sistemi imunitar kërkon ushqim të ekuilibruar, dhe mënjanimin e stresit dhe panikut, që ulin imunitetin, dhe ulin reagimin në mënyrë të përshtatshme kundër virusit.

Është një fakt i njohur në gjithë literaturën mjekësore që fëmijët preken shumë lehtë, që e kalojnë si një grip i zakonshëm dhe pa asnjë komplikacion, deri në nën 15 vjeç. Nëse shfaqet një temperaturë mos ta çojmë ne pediatër e ambulancë, të bëjmë vetëmjekim. t’i japim lëngje, nëse e ka mbi 38 gradë temperaturën t’i japim paracetamol, ushqim të mirë, qetësi në shtrat dhe çdo gjë do të shkojë mirë.

Vitamina C ka vlerë nëse ne fillojmë të ndjejmë shenjat e sëmundjes, nëse marrim vitaminë C me dozë gjysmë gramë deri në 1 gram për disa ditë do të na lehtësojë disi sëmundjen, por nuk dihet se çfarë veprimi ka në këtë virus të ri. Vitaminat e tjera nuk ka arsye t’i marrim, se i kemi në nivele të mjaftueshme nëse ushqehemi mirë.

Mirë do ishte që në këtë moment të marrim ushqime të pasura me proteina të krijohen antitrupa, siç është mishi përshembull.

Hudhrat e qepët janë folklor më shumë sesa fakte të bazuara shkencërisht”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Përdori maskat si sytjena, fansat “masakrojnë” sportisten ruse (FOTO)
Previous article MOHOI FINANCIMIN NGA META DHE BERISHA/ Çlirim Peka zbulon 8 intelektualët “milionerë” të Tiranës që sipas tij i japin paratë

k.autor

Postime të ngjashme

"ÇOHUNI O NJERËZ"/ E reja kërkon largimin e Ramës nga Vlora, gardisti e largon me forcë Aktualitet

"ÇOHUNI O NJERËZ"/ E reja kërkon largimin e Ramës nga Vlora, gardisti e largon me forcë

"NUK KISHTE KONFLIKTE"/ Ka humbur kontaktet me familjen prej 3 ditësh, shpallet i zhdukur 35-vjeçari në Tiranë Aktualitet

"NUK KISHTE KONFLIKTE"/ Ka humbur kontaktet me familjen prej 3 ditësh, shpallet i zhdukur 35-vjeçari në Tiranë

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR POGRADEC-QAFË THANË/ Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR POGRADEC-QAFË THANË/ Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT