• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Mjeku Ylli: Sipas projeksioneve do kalojmë në kurbën e epidemisë me disa mijëra të infektuar
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Mjeku Ylli: Sipas projeksioneve do kalojmë në kurbën e epidemisë me disa mijëra të infektuar

25 March, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Epidemiologu Alban Ylli tha se në vendin tonë kanë nisur të bëhen projeksione për numrin që do të preken me koronavirusin.

Në një lidhje me skype për RTV Ora, mjeku bëri të ditur se bazuar edhe në parametrat e Kinës, Shqipëria do të kalojë kurbën e zakonshme të epidemisë, duke prodhuar disa mijëra të infektuar.

Alban Ylli: Kolegët e ISHP kanë filluar të bëjnë projeksione, të cilat mos harrojmë varen nga disa parametra. Nuk mund të bazohen në fakte të forta që nuk kanë ndodhur ende. Prirja e deritanishme e epidemisë e kombinuar me parametrat e huazuara nga epidemia në Kinë dhe më gjerë të lënë të kuptosh që në Shqipëri do të kalojmë në kurbën e zakonshme të epidemisë, e cila me shumë gjasë do të prodhojë disa mijëra të infektuar.

Alban Ylli tha se nëse do të duhet të ecim sipas strategjisë së Kinës, duhet të bëhen sa më shumë gjurmime dhe izolime.

Alban Ylli: Identifikohen shumë kontakte, megjithatë duhet të theksojmë se nevoja për të gjurmuar rastet do të bëhet me gjasë më  e madhe sesa kapacitetet aktuale të shëndetit publik në Shqipëri dhe ndoshta do të na duhet të përfshijmë edhe persona të tjerë. Duhet të bëjmë një riorganizim të brendshëm dhe ndoshta do të na duhet të përfshijmë edhe vullnetarë, mjekët e rinj që kanë filluar të afrohen me shëndetësinë shqiptare, por pse jo edhe me personat nga bashkitë që kanë nevojë për tu trajnuar. Nëse duam ti afrohemi strategjisë së Kinës duhet të bëjmë shumë gjurmim, hetim dhe izolim të gjitha rasteve të dyshuara. Kjo do të ishte një strategji efikase e cila do të zbatohet në të ardhmen në Shqipëri edhe për të zëvendësuar një pjesë të masave drastike, të cilat mund të vijnë duke u zbutur.

Të gjitha shoqëritë perëndimorë do të duhen të kenë një zbutje të masave me kalimin e kohës, me gjasë nga muaji prill. Unë mendoj që edhe Shqipëria do të ketë nevojë, ky do të jetë një vendim që do të merret nga autoritetet përkatëse, por edhe në OBSH janë duke përmendur këtë. Masat e deritanishme janë për të frenuar qarkullimin e virusit, për të përgatitur sistemin shëndetësor për ta përballuar atë më mirë, por edhe për të adaptuar strategji akoma me efikase, më precizë, me kirurgjikale, më klinike pra më specifike, të cilat në një farë mënyrë i lënë frymëmarrje ekonomisë, shoqërisë, por nga ana tjetër ndërpresin qarkullimin e virusit në komunitet aq sa është e mundur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FJALIMI/ Kryeministri italian: Nuk i imagjinoja kurrë kamionët e ushtrisë me arkivole...
Previous article "NUK KURSEN BATUTAT"/ Rama: Ju tironsit jeni të paqes, nuk jeni të luftës

F.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT