• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
199-VJETORI I PAVARËSISË SË GREQISË/ Gramoz Ruçi letër homologut grek: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme
Home
Politikë

199-VJETORI I PAVARËSISË SË GREQISË/ Gramoz Ruçi letër homologut grek: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme

25 March, 2020 Delo.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi falënderoi shtetin fqinj duke e konsideruar si një mike dhe partnere të ngushtë të vendit tonë. Kreu i Kuvendit ka theksuar se emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura miqësie midis të dy vendeve tona.

Letra e plotë:

“Greqia ka qenë dhe do të mbetet një vend fqinj, mik dhe partner i ngushtë i Shqipërisë, me të cilin na bashkon e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja si edhe vlerat e përbashkëta, të krijuara e të konsoliduara në përpjekjet e të dy vendeve tona për zhvillim, mirëqenie, paqe e stabilitet, në rajon e më gjerë.

Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme nga Greqia të rrugëtimit të saj europian, i cili u kurorëzua me vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjej rastin të falendëroj edhe njëherë për këtë mbështetje Parlamentin dhe Qeverinë e Greqisë si edhe Ju personalisht.

Greqia u ka dhënë mundësi qindra-mijra emigratëve shqiptarë të ndërtojnë në këtë vend punën dhe jetët e tyre, duke kontribuar si për rimëkëmbjen e familjeve dhe zhvillimin e atdheut të tyre, ashtu edhe në ekonominë dhe shoqërinë greke, për të cilën Shqipëria është mirënjohëse. Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura miqësie midis të dy vendeve tona.

Dita e Pavarësisë së Greqisë festohet në një kohë kur vendet dhe qytetarët tanë si edhe të vendeve të tjera të botës po luftojnë për mbrojtjen e jetës kundër një armiku të rrezikshëm që kërcënon njerëzimin, koronavirusit Covid-19. Duke shprehur besimin dhe vendosmërinë se njerëzimi do ta fitojë këtë luftë të vështirë, përsëris edhe njëherë urimet e mia më të ngrohta për Ju, Parlamentin  e Greqisë dhe popullin grek.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në letrën e urimit drejtuar Kryetarit të Parlamentit të Greqisë, Kostas Tassoulas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ 5 raste të reja me Covid-19 në Malin e Zi, në total 52 të infektuar
Previous article KOHË KORONAVIRUSI/ Tërmet i fuqishëm ka rënë në Rusi, frikë për cunami. Ja sa ishte magnituda

Delo.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT