• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE/ Zv.Kryetari i grupit të CDU/CSU: Sinjal inkurajimi dhe shprese për qytetarët…
Home
Politikë

VENDIMI PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE/ Zv.Kryetari i grupit të CDU/CSU: Sinjal inkurajimi dhe shprese për qytetarët…

24 March, 2020 k.autor Politikë

Zv.kryetarit të Grupit Parlamentar CDu/CSU në Bundestagun gjerman Johann Wadephul ka përshëndetur vendimin e ministrave të BE për çeljen e negociatat. Ai shprehet se ky është një sinjal inkurajimi dhe shprese për qytetarët, sidomos në këto kohë të vështira të krizës së koronavirusit.

Po nga ana tjetër deputeti gjerman deklaron se vendimi i Këshillit të Ministrave është edhe një deklaratë mosbesimi ndaj Komisionit Europian, i cili kishte propozuar që negociatat me Shqipërinë të nisin pa kushte.

Për Wadephul fakti që vendet anëtare sot kanë vendosur 15 kushte deshmon se ato presin që Komisioni Europian të monitorojë progresin në mënyrë më strikte dhe me më shumë kujdes.

“Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian konfirmon perspektivën europiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ky është një sinjal inkurajimi dhe shprese për qytetarët, sidomos në këto kohë të vështira të krizës së koronavirusit, e cila i ka prekur të dyja këto vende në shkallë të konsiderueshme.

Në të njëjtën kohë, vendimi i Këshillit të Ministrave është një deklaratë mosbesimi ndaj Komisionit Europian. Ky i fundit kishte propozuar që negociatat me Shqipërinë të nisin pa kushte. Fakti që vendet anëtare sot kanë vendosur 15 kushte deshmon se ato presin që Komisioni Europian të monitorojë progresin në mënyrë më strikte dhe me më shumë kujdes. Kjo vlen për përmbushjen e 15 parakushteve, si edhe për të gjithë procesin e negociatave.
Ne jemi të bindur se Komisioni i ri Europian nën drejtimin e Presidentes Ursula von der Leyen do ta marrë këtë parasysh. Grupi parlamentar CDU/CSU bashkë me gjithë partnerët e tij Europianë, do të jetë i palëkundur derisa 15 parakushtet të përmbushen plotësisht përpara se të nisin negociatat e pranimit me Shqipërinë”, deklaron Wadephul.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ "Shqipëria do dalë kryelartë", Rama: Mi bëni hallall mesazhet kur fjalët kanë tona të forta
Previous article ZGJEDH MES "PLESHTIT" DHE "PËRBINDËSHIT"/ Legjenda Pele: Ja pse CR7 është më i mirë se Messi

k.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re Breaking News

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

VIDEOLAJM/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit Politikë

VIDEOLAJM/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’ Politikë

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT