• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID19 I MERR JETËN ZYRTARIT/ Kryebashkiaku i Pukës bën njoftimin PREKËS: Ndihmonte të varfrit. E bëj për Zotin…
Home
Aktualitet
Kronikë

COVID19 I MERR JETËN ZYRTARIT/ Kryebashkiaku i Pukës bën njoftimin PREKËS: Ndihmonte të varfrit. E bëj për Zotin…

24 March, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

49-vjeçari që humbi jetën sot në spitalin e Infektivit në Tiranë pasi ishte prekur nga COVID-19, ishte drejtori rajonal i rezervave materiale të shtetit në Shkodër (zona industriale Pukë). Ndue Marinaj vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49 vjecari nuk arriti të mbijetojë.

Identifikimin e viktimës së pestë e bëri kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, i cili shprehu ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Marinajt.

“Fati i keq e deshi që sot të jem i detyruar të ndaj me ju lajmin e kobshëm për humbjen e mikut tonë të përbashkët, Ndue Marinaj. Virusi, për të cilin ka ditë që ju them se nuk duhet marr si një lojë, na mori më të mirin prej nesh. Ndoja, i cili iku sot ashtu në mënyrë të pakuptim, do të mbahet mend gjatë si një prej kontributorëve më të mëdhenj në bashkinë tonë, jo vetëm si një biznesmen i suksesshëm gjurmët e të cilit i ndjejmë kudo, por edhe në ndihmë të familjeve në nevojë të cilat i ndihmonte ashtu në heshtje, me togfjalëshin e vetëm “E bëj për Zotin”, tek i cili u dorëzua sot. Personalisht pata fatin ta njoh që në rinin e hershme të tij, dhe gjithnjë Ndoja është dalluar në shkollë, në shoqëri, e më tej dhe në punë, si njeriu i gjindshëm kurdo e kudo. Së fundmi si drejtor rajonal i Rezervave të Shtetit për zonën e Veriut me qendër në Pukë, Ndue Morinaj do të mbahet mend gjatë për gatishmërinë dhe korrektësinë në çdo rast ndërhyrje dhe veprimit . Sot Puka ka një kontributor të shquar më pak! Do të na mungojë një prej djemve të zellshëm që nuk reshti së kontribuari për vendlindjen e tij! Do të na mungoj një prej drejtuesve që krijoi modelin e menaxhimit të një strukture jo pak të lehë. Personalisht do të më mungoi miku im më i mirë, i cili më mbështeti e shoqëroi në të gjithë veprimtarin time në shërbim të Pukës, këtij vendit tonë të dashur që u desh shumë punë e mund ta transformonim deri ku është sot. Në këtë ngjarje që na tronditi të gjithëve pa masë në emër të komunitetit pukjan I shpreh ngushëllimet e sinqerta, prindërve, fëmijëve, bashkëshortes dhe të gjithë të afërmve. Zoti na e lehtësoftë të gjithëve këtë dhimbje të madhe! Të nderuar bashkëqyetar, ju lutem merreni seriozisht kërcënimin nga ky Virus. Ju lutem tregoni kujdes. Bëjeni për veten tuaj, për familjen dhe shoqërinë. Po kalojmë kohë të vështira dhe me rrezik serioz ! Zoti na ndihmoftë të gjithëve! U prehsh ne paqe miku im!”, shkruan Gjonaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “NA MUNGON FUTBOLLI DHE STADIUMI I MBUSHUR PLOT”/ Tirana publikon videon emocionuese: Bashkë për një qëllim… (VIDEO)
Previous article PANIKU I TËRMETIT DHE SITUATA NGA KORONAVIRUSI/ Sulmuesi Grezda: Më mungon vetëm një …

k.autor

Postime të ngjashme

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT