• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PRITET NJË SHPËRTHIM I DYTË I PANDEMISË”! Mjekja kineze paralajmëron një valë të re të COVID-19 në vendin e saj
Home
Nderkombetare

“PRITET NJË SHPËRTHIM I DYTË I PANDEMISË”! Mjekja kineze paralajmëron një valë të re të COVID-19 në vendin e saj

23 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një nga ekspertët me eminentë të Kinës sa i përket coronavirusit, ka paralajmëruar kombin se vendi po ballafaqohet me një shpërthim të dytë të pandemisë për shkak të rritjes së numrit të infektuarve që po detektohen në Kinë – kryesisht të personave që kanë ardhur nga shtetet tjera.

Profesoresha Li Lanjuan, anëtare e ekipit të ekspertëve të virusit në Pekin, ka thënë se është e “brengosur shumë se numri i rasteve të importuara mund të nxit një valë të re të epidemisë në vendin e saj”, transmeton Telegrafi.

Këto komente ajo i bëri pasi zyrtarët e Shëndetësisë raportuan se është regjistruar rasti i parë me coronavirus, te një person i cili kishte pasur kontakt me dikë që ka ardhur nga jashtë.

E gjitha po ndodh në kohën kur Wuhani, qyteti që konsiderohej si epiqendra e epidemisë po i kthehet normalitetit pas plotë dy muajve bllokadë totale.

Profesoresha 73-vjeçe ka deklaruar për China News se kontrollimi dhe parandalimi i rasteve të importuara ka qenë një detyrë e “rëndë” për punonjësit shëndetësor.

“Kjo kërkon nga ne që të intensifikojmë përpjekjet dhe të punojmë pandërprerë për të parandaluar pneumoninë e coronavirusit të përhapet në qytete tjera”, ka shtuar ajo.

Profesoresha Li ka udhëhequr me ekipin që ka luftuar virusin në Wuhan për më shumë se 50 ditë.

“Qytetet si Pekini, Shangai, Guangzhou, Shenzhen dhe Hangzhou frekuentohen shumë nga të huajt. Jam shumë e brengosur që rastet e importuara mund të nxisin një valë të re në shkallë të gjerë të epidemisë në vendin tonë”, ka thënë ndër tjera ajo.

Ajo gjithashtu ka kërkuar nga zyrtarët të identifikojnë ata që janë prekur nga virusi, por që zyrtarisht ende nuk janë diagnostikuar. Mjekët në Guangzhou kanë diagnostifikuar një pacient që ishte sëmurë pasi kishte pasur kontakt me një person që kishte ardhur nga Turqia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT NDAJ KORONAVIRUSIT/ I riu godet policët, ç’ndodhi dje në rrugët e Tiranës. Gjobiten 278 qytetarë
Previous article KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Krahas ushqimeve, në Pukë caktohet edhe nga një person kujdestar për të moshuarit (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh Botë

ALARM në Britani: Ushtria mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet për mungesë fondesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT