• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Kuko: Kujdes fake news, referojuni vetëm kanaleve zyrtare. Një tufë gjallesash…
Home
Politikë

KORONAVIRUSI/ Kuko: Kujdes fake news, referojuni vetëm kanaleve zyrtare. Një tufë gjallesash…

23 March, 2020 k.autor Politikë

Zëvendës Ministrja e Brendshme, Romina Kuko ka bërë thirrje qytetarëve në lidhje me lajmet e rreme që qarkullojnë këto kohë në rrjetet sociale dhe grupe komunikimi. “Referohuni për informacion vetëm në kanalet zyrtare. Faqet zyrtare të institucioneve të cilat përditësohen menjëherë”-shkruan Kuko.

Postimi i plotë:

Në mes të gjithë kësaj beteje ku çdonjëri prej nesh pa përjashtim duhet të bëjë sakrificën e vet, ekziston dhe një tufë gjallesash që duke përfituar nga kjo situatë, me papërgjegjshmëri totale shpërndajnë lloj e soj hatash fake nëpër grupe whatsappi, nëpër mesazhe “ekskluzive” me thirrjen për të marrë seriozisht alarmin e ngritur!

Teksa njerëz po humbasin jetën e të tjerë lëngojnë në shtratet e reanimacioneve, ajo që duhet të bëjmë është të zbatojmë rregullat e vendosura për të mirën e përgjithshme, për të shpëtuar sa më shumë nga ne, sidomos të dashurit tanë të moshuar që kanē tretur jetën e tyre për ne!

Sa i përket këtyre trakteve parazitare hedhur fshehtas nëpër llogore whatsappesh kini parasysh:

📌 Referohuni për informacion vetëm në kanalet zyrtare. Faqet zyrtare të institucioneve të cilat përditësohen menjëherë!

📌 Vendosni në pikëpyejtje burimin e informacionit kur merrni një mesazh a trakt alarmist (si ai gomarlleku i spërkatjes nga helikopteri) dhe verifikoni burimin. Nëse është anonim, mos e përcillni atë mesazh tek miqtë tuaj.

📌 Referohuni tek mediat serioze dhe jo zgëqet e hapësirës virtuale!

Duke falenderuar së pari mjekët, policinë, Forcat e Armatosura, bashkitë, shërbimin social dhe prefektët, një falenderim me mirënjohje gazetarëve të terrenit të cilët me profesionalizëm dhe sens misioni po japin më të mirën e tyre.

Lërini gjallesat e papërgjegjshme të fake news pa ushqim. Nëse i injoroni, i sfidoni përfundimisht.

Forca miq! Të gjithë për një e një për të gjithë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Lajm shpresëdhënës nga Spanja, për herë të parë ulet numri i rasteve me Covid-19
Previous article KORONAVIRUSI/ "The Wall Street Journal": A do ta kufizojë globalizimin pandemia e COVID-19?!

k.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT