• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKZUAT E PD/ Veliaj: Gënjeshtra nga ata që vranë 13 herë më shumë njerëz në Gërdec se koronavirusi
Home
Aktualitet
Kronikë

AKZUAT E PD/ Veliaj: Gënjeshtra nga ata që vranë 13 herë më shumë njerëz në Gërdec se koronavirusi

19 March, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Real Story” në “News 24”, i pyetur për akuzat e sotme të PD tha se kjo qeverisje do të ndërtojë një më një banesat e atyre që ngelen pa shtëpi dhe tërmeti nuk do të harrohet. “Dua t’i kujtoj që kur lideri i opozitës ishte ministër, në Bulevard u vranë 2 herë më shumë njerëz se njerëzit që ka marrë koronavirusi. Dua t’i kujtoj që kur shefi i tij i vjetër ishte kryeministër, qeveria e shpifësit të sotëm vrau 13 herë më shumë njerëz në Gërdec. Pra, shqiptari shqiptarin, robi robin dhe njeriu njeriun, jo viroza, jo korona virusi, jo Covid 19. Vrau 13 herë më shumë njerëz se sa kjo flamë botërore. Kështu që ti kërkohet llogari qeverisë për tërmetin dhe për koronavirusin nga këta që vranë më shumë njerëz se sa këto fatkeqësi në shpërthime apo në protesta, realisht është fyerje inteligjence për çdo shqiptar. Nuk dua të bëj politikë me njerëz të lodhur që e kanë pasur mundësinë ta drejtojnë këtë shtet dhe këtë qytet dhe nuk bëjnë dot mirë as punën e kryeministrit as të kryetarit të bashkisë. Dua t’u kujtoj qe kjo bashki është e përgjegjshme për këtë emergjencë dhe kjo qeveri është e përgjegjshme për këtë emergjencë. Secila prej 7 masave që ka marrë kryeministri sot është më e madhe se e gjithë buxheti i bashkisë së Tiranës për 1 vit. Kjo do të thotë që për takatin e shtetit tonë është akorduar në secilën prej 7 masave më shumë se sa buxhetit që është gjysma e ekonomisë”, tha Veliaj

Kreu i Bashkisë sqaroi edhe akuzat e opozitës në lidhje me projektin te Garda e Republikës, ku theksoi se një pjesë do bëhet park dhe pjesa tjetër Bibliotekë Kombetare dhe teatër për fëmijët. “Nuk ka asnjë shpenzim në Gardë, bëhet fjalë për gjysmën e territorit që e merr Bashkia e Tiranës dhe e kthen në park. Sot po e kuptojmë që më shumë se kurdoherë kemi nevojë për parqe, kemi nevojë për ditë pa makina.Në rastin e gardës ne nuk bëjmë asnjë shpenzim. Ne po bëjmë një projekt i cili e ndan gardën në gjysmë; gjysma bëhet park dhe gjysma bëhet bibliotekë dhe teatër për fëmijë. Patjetër që jeta do të vazhdojë pas koronavirusit dhe patjetër që do të duhet të projektojmë për bibliotekën e re kombëtare dhe për një teater të ri për fëmijë. Besoj se gjithë predikimi i bashkisë së Tiranës këto 5 vite që të kemi sa më shumë hapësira për fëmijët vlen më shumë se kurrë. Unë e di, kryetari i opozitës i ka rregulluar në Holandë, të tjerët i kanë rregulluar në Angli, këta kanë shtetësi të dyta, shtëpi të dyta, po unë, kryeministri dhe pjesa më e madhe e këtij qyteti, nuk kanë një plan B, kanë vetëm një plan A. Ndaj, duam që në këtë plan A që quhet Tirana dhe Shqipëri të kemi dhe shpëtim në rast emergjencash, edhe teatër, edhe bibliotekë”, tha ai.

Veliaj sqaroi edhe akuzat e opozitës në lidhje me iniceratorin. “Pagesat nuk janë për iniceratorin, po për shkarkimin e mbetjeve në landfill. Nëse sot kemi rritur regjimin e mbetjeve, nuk mund t’i hedhim në rrugë. Unë e mbaj mend kohën e Lul Bashës, kishte dy vjet pa ardhur në bashki, dy vjet pa shkuar në këshill bashkkia.
E gjithe familja merr një shtetësi tjetër, se nuk e shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri, është një njeri i cili akuzon oligarkët për ndërtimet në kodrat e Tiranës dhe pastaj shkon e dhe banon aty dhe është klient numër një. Është ai që thotë ndal koncensioneve të autostradave dhe pastaj kunati i tij merr kompensim, është një njeri që e përdor partinë e tij si per ricatto. Kështu që, nuk kam asnjë pikë respekti për një njeri që as nuk vjen në zgjedhje, as nuk qullos gjë kur e ka të dhuruar pushtetin siç e kishte në bashkinë e Tiranës. Por unë Tiranën nuk e le pa pastruar. Nëqoftëse PD del vullnetare dhe unë t’i çoj të gjithë plehrat tek SHQUPi, e bëj me kënaqësinë më të madhe sepse ka dhe kosto më të ulët, por plehrat çohen në landfill. Kjo ka një kosto, ka një pagesë dhe siç thash regjimi ka shkuar nga 3 në 5 herë”, sqaroi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK E KANË ME KORONAVIRUSIN/ Qytetarët në Prishtinë revoltë, zhurmë me tenxhere e tepsi në ballkonet e tyre, ja motivi (VIDEO)
Previous article "TJETËR I PREKUR DREJT SHËRIMIT"/ Kreu i ISHP: Doli negativ pas ritestimit për COVID-19

F.autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT