• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUFIJTË U MBYLLËN/ Nga nesër në 06:00 Shqipëria në karantinë. Nga mesnata e së dielës keni 8 orë kohë për…
Home
Breaking News

KUFIJTË U MBYLLËN/ Nga nesër në 06:00 Shqipëria në karantinë. Nga mesnata e së dielës keni 8 orë kohë për…

14 March, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nga ora 06:00 e së dielës (nesër) qeveria do të shtrijë “shtetrrethimin” në të gjithë territorin. 6 qarqe, i shtohen prej së dielës në mëngjes edhe bllokimet e katër akse rrugore kryesore nga veriu në jug, Fier- Vlorë, Vlorë- Lushnje, Shkodër- Lezhë dhe Elbasan- Korçë.

“Nga dita e diel në 06:00 do të ndalohet jo vetëm qarkullimi brenda po edhe në rrugët nacionale që lidhin Vlorën me Fierin, Fierin me Lushnjen dhe Shkodrën me Lezhën, pra perimetri i mbrojtjes do të zgjerohet dhe  do të ndalohet qarkullimi mes Elbasanit dhe Korçës.

 Në perimetrin e blinduar do të këputen lidhjet mes këtyre qyteteve për autobusët, apo makinat private, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara brenda perimetrit Tiranë-Durrës” tha Rama mbrëmjen e djeshme lidhur me urdhrin e ri që futet në fuqi nesër në orën 06:00.

Por cfarë do të bëhet me personat që janë larguar dhe nuk kthehen dot në banesat e tyre? Kush ka lëvizur jashtë vendbanimeve të tyre ka vetëm 8 orë kohë për t’u kthyer deri të hënën në mëngjes, kur do të vihen sërish në fuqi masat kufizuese në të gjithë vendin, pra nga e diela në mesnatë deri në mëngjesin e së hënës në orën 08:00.

“Kush banon në Tiranë-Durrës dhe është larguar për fundjavë të gjatë në Korçë ose gjetkë, të sigurohet të hyjë në perimetrin e blinduar gjatë hapjes së rrugëve hyrëse pas mesnatës të së dielës dhe jo më vonë se ora 08.00 e mëngjesit”, tha Rama më parë.

Ndërkohë që Shqipëria është në karantinë totale, pasi bllokoi edhe kufijtë me fqinjët. Kufiri është bllokuar me Italinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë dhe Greqinë. Në vend janë mbyllur baret e restorantet në të gjithë vendin, përfshirë palestrat, fast-food, aktivitetet kulturore, nuk lejohen grumbullimet masive të njerëzve, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Shefi i Urgjencës jep këshilla: Si t’i trajtoni në shtëpi kollën, temperaturën dhe dhimbjet e fytit, merrni në telefon kur…
Previous article KORONAVIRUSI/ “Apple” mbyll dyqanet në të gjithë botën… përveç Kinës

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Debate për transmetimin LIVE të seancës, avokati i Veliajt akuzon për censurë Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Debate për transmetimin LIVE të seancës, avokati i Veliajt akuzon për censurë

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë Aktualitet

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT