Pasi koronavirusi erdhi edhe në Shqipëri, menjëherë nisën të qarkullojnë mite të rreme mbi përhapjen e deri tek “shërimi” e ndalimi i tij.
Sipas OBSH, këto janë mite dhe faktet e tyre janë krejt të kundërta që sot duhet të dihen nga kushdo. ALPEnews.al ju sjell 10 prej tyre që janë po aq të rendesishme sa rregullat bazë të luftës me koronavirusin.
Mit: Virusi nuk jeton në mot të nxehtë.
Fakt: Virusi mund të transmetohet në çfarëdolloj moti, edhe në atë të nxehtë.
Mit: Një vaksinë pneumonie tè ndihmon prej tij.
Fakt: Koronavirusit i duhet vaksina vetëm e tij, të cilën shkencëtaret po punojnë për ta gjetur.
Mit: Antibiotikët janë kurè efektive.
Fakt: Antibiotikët funksionojnë mbi bakteret, jo mbi viruset.
Mit: Vetëm dezifektanti duhet përdorur.
Fakt: Shkencëtarët po tregojnë çdo ditë e më shumë rendesinë që ka larja e duarve vetëm me sapun.
Mit: Ngrënia e hudhrave, vret virusin.
Fakt: Hudhrat shërbejnë si shërues e ndihmesa të semundjeve të tjera, por nuk kanë fuqinë të mposhtin virusin.
Mit: Vetëm të moshuarit janë në rrezik.
Fakt: Të gjithë (pa perjashtim) mund të infektohen nga koronavirusi. Personat që vuajnë nga azma apo diabeti kanë mundësi më shume se të tjeret për tu infektuar.
Mit: Dorezat dhe maskat mbajnë larg virusin.
Fakt: Jo! Mjekët kanë treguar se dorezat dhe maskat duhet të mbahen vetëm kur jeni vetë i infektuar apo jeni në kontakt me një të infektuar.
Mit: Vitamina C ndihmon në luftimin e koronavirusit.
Fakt: Vitamina C mund të ndihmojë, por nuk mund të kurojë apo të parandalojë koronavirusin.
Mit: Kokaina mbron nga koronavirusi.
Fakt: Kokaina shkakton varësi, ka pasoja të rënda dhe ka shumë efekte të dëmshme. Sigurisht që nuk mund të mbrojë nga një virus.
ALPEnews.al