• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Mjeku nga Toronto shpjegon pse paniku do na lëndojë më shumë se sa sëmundja
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Mjeku nga Toronto shpjegon pse paniku do na lëndojë më shumë se sa sëmundja

14 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Një postim nga një ekspert i sëmundjeve infektive është bërë viral në Internet, teksa paralajmëron se reagimet e ekzagjeruara të njerëzve për përhapjen e koronavirusit, mund të bëjnë më shumë dëme sesa vetë sëmundja. Abdu Sharkawy, mjek dhe ekspert në Universitetin e Torontos në Kanada, shkroi të premten vonë se sëmundja është me të vërtetë e rre zikshme, por masat e marra në disa raste po rezultojnë edhe më keq. Postimi i tij, i cili është ndarë rreth 310,000 herë, su lmon “spiralen magjepsëse të p anikut” që e vëren në të gjithë botën, ndërsa numri i rasteve rritet.

Ja postimi i tij i plotë: “Unë jam mjek dhe specialist i sëmundjeve infektive. Kam qenë në këtë detyrë për më shumë se 20 vjet, duke ndjekur përditë pacientë të sëmurë. Kam punuar në spitalet e qendrës së qytetit, por edhe në lagjet më të varfëra të Afrikës. HIV-SIDA, Hepatiti, TB, SARS, Fruthi, Shingles, Difteria … ka shumë pak sëmundje, ndaj të cilave nuk jam ekspozuar në profesionin tim. Dhe me përjashtim të SARS-it, shumë pak më ka lënë të ndjehem i brishtë, i tronditur apo tërësisht i frikësuar. Unë nuk kam frikë nga Covid-19. Jam i shqetësuar për pasojat e një agjenti të ri infektues, që është përhapur në të gjithë botën dhe vazhdon të gjejë shtigje të reja, në terrene të ndryshme. Me të drejtë jam i shqetësuar për mirëqenien e atyre që janë të moshuar, në gjendje të dobët shëndetësore ose pa ndihmë, të cilët v uajnë më së shumti, dhe në mënyrë disproporcionale, në duart e këtij ndëshkimi të ri. Por, unë nuk kam frikë nga Covid-19. Ajo që më frikëson është humbja e arsyes dhe vala e frikës, që i ka shtyrë masat e shoqërisë në një spirale magjepsëse pa niku, duke magazinuar sasi të pazakonte nga çdo gjë, që do të mund të mbushte mjaftueshëm një vendstrehim bombardimesh, në një botë post-apokaliptike. Jam i trembur nga maskat N95 që vidhen në spitale dhe urgjenca, ku në fakt nevojiten më shumë për ofruesit e shërbimeve mjekësore në vijën e parë të frontit, dhe në vend të kësaj jepen në aeroporte, qendra tregtare dhe kafene, duke shkaktuar edhe më shumë frikën dhe dyshimet e të tjerëve. Mua më tremb fakti që spitalet tona do të tejmbushen me njerëz që mendojnë se “ndoshta nuk e kanë virusin, por sido që të jetë le të kontrollohen një herë, sepse ku i dihet…”, ndërkohë që të tjerë që kanë probleme me zemrën, emfizemë, pneumoni, apo stroke do të paguajnë çmimin e Urgjencave të mbushura plot, ndërkohë që numri i doktorëve dhe infermierëve është i kufizuar.

Unë kam frikë se kufizimet e udhëtimit do të zgjerohen kaq shumë, saqë martesat do të anulohen, ceremonitë e diplomimit do të zbrazen dhe takimet familjare nuk do të materializohen. Edhe ajo festë e madhe që quhet Lojërat Olimpike… edhe ajo mund të anulohet. A mund ta imagjinoni?

Kam frikë se këto frikëra për epideminë do të kufizojnë tregtinë, dëmtojnë partneritetet në shumë sektorë, do të dëmtojnë bizneset dhe do të arrijnë kulmin tek një recesion global. Por mbi të gjitha, kam frikë për mesazhin që po u përcjellim fëmijëve tanë, kur përballen me një rrezik. Në vend të arsyes, racionalitetit, mendjes së hapur dhe altruizmit, po u themi që të panikosen, të kenë frikë, të jenë dyshues, reagues dhe egoistë. Covid-19 nuk ka ikur dhe nuk do të ikë së shpejti. Ai do të vijë në një qytet, një spital, një mik, madje edhe një pjesëtar familje pranë jush, në një moment. Priteni. Mjaft pritët që të befasoheni më tutje. Fakti është që vetë virusi nuk do të bëjë aq dëm kur të vijë. Por vetë sjelljet tona dhe qasja “lu fto mbi të gjitha për vete”, mund të rezultojë shka tërrimtare.

Ju lutem të gjithëve. Zbuteni frikën përmes arsyes, panikun përmes durimit dhe pasigurinë përmes edukimit. Kemi një shans për të mësuar shumë mbi higjenën shëndetësore dhe për të kufizuar përhapjen e sëmundjeve të shumta të transmetueshme në shoqërinë tonë. Le ta përballojmë këtë sfidë së bashku, në frymën më të mirë të dhembshurisë, durimit dhe mbi të gjitha, një përpjekjeje të pandalshme për të kërkuar të vërtetën, faktet dhe dijen përballë hamendësimit, spekulimit dhe katastrofizimit. Fakte, jo frikë! Duar të pastra! Zemra të hapura. Fëmijët tanë do të na falënderojnë! / Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VERË TË GJATË TË KEMI"/ Eneda Tarifa ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë
Previous article NDODH NË BATHORE/ Nuk ka masa për koronavirusin por ka festime për Ditën e Verës

k.autor

Postime të ngjashme

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

"ARUBA"/ SMS nga Sky: Ahmetaj, ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze Aktualitet

"ARUBA"/ SMS nga Sky: Ahmetaj, ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT