• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Rama: Gjithë populli ushtar me armë durimin. Bëni yoga, hani 2 herë, 16 orë agjërim
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Rama: Gjithë populli ushtar me armë durimin. Bëni yoga, hani 2 herë, 16 orë agjërim

14 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se dy javët e ardhshme numri i të infektuarve nga koronavirusi do të rritet duke theksuar se kësaj nuk i shmanget dot askush pasi është kurba e përhapjes. Në fund të marsit, fillim prilli, sipas tij do të jetë periudha e bilancit se ku kemi arritur.

Ai foli për zbor, alarme, imperalizëm, parullën “i gjithë populli ushtar” por kësaj radhe me armë durimin.

Ndonëse nuk tha gjë për të ndihmuar financiarisht popullin, ashtu siç në fakt kanë premtuar qeveritë perëndimore në situatën e një lufte përballë koronavirusit, kryeministri shqiptar iu këshilloi shqiptarëve të bëjnë yoga, të hanë dy herë në ditë dhe 16 orë agjërim, një regjim të provuar nga ai vetë. Durim ishte thirrja e tij nga Surreli ku është izoluar si gjithë shqiptarëy.

“E dyta masat shtrënguese ngadalësuese që kemi marrë dhe do vazhdojmë të marrim, na japin kohë teksa bota po kërkon pa pushim ilaçin dhe temperaturat e motit do të rriten, gjë që besohet se do ta dobësojë forcën goditëse të këtij armiku të egër. Thënë këto, e vërteta që duhet ta dinë të gjithë motra e vëllezër është se në të paktën javën e ardhshme do të kemi më shumë të infektuar se këtë javë dhe në javën tjetër pas kësaj ende më shumë. Asnjë panik sepse kësaj nuk i shmanget dot askush. Është kurba e përhapjes. Pas periudhës së inkubimit, virusi shfaqet, zhvillohet dhe shpërndahet me një ritëm që shkon në rritje. Por nga ana masat tona do na ndihmojnë shumë që rritja e këtyre dy javëve kritike të jetë shumë më e ulët se po të kishim vazhduar jetën normale. Dhe vetëm në javën e tretë, në kapërcyellin mes marsit dhe prillit do kemi mundësi të shohim ku kemi arritur ne dhe ku ka arritur armiku. Që ta ndajmë mendjen mirë miq, kjo jeta e re që sapo ka nisur nuk është si ato stërvitjet ushtarake në kohën e zborit kur na zgjonin me sirena në 3 të mëngjesit me një alarm falso për agresionin anglo-amerikan dhe na nisnin, unë të paktën andej e kam bërë zborin, kodrave të Mamurrasit, për të rrëzuar me karabinat tona model 56, avionët bombardues të imperializmit. Jo, jo kjo është një luftë e vërtetë me një armik të vërtetë që ka sulmuar mbarë njerëzimin dhe që ka aftësinë të godasë në mënyrë të frikshme sistemet e mbrojtjes shëndetësore të çdo vendi, pa asnjë dallim, sado i zhvilluar apo më pak i zhvilluar të jetë. Prandaj, këtu shumë më tepër se nga çfarë mund të bëjë sistemi ynë shëndetësor fati i luftës, numri i të plagosurve dhe viktimave varet nga çfarë po bëjmë dhe do të bëjmë ne që të mbështesim njeri-tjetrin dhe sistemin shëndetësor.

Ndryshe nga çdo luftë tradicionale ku ka një ushtri që niset në front dhe të tjerët vazhdojnë sidoqoftë punën e tyre në këtë luftë ajo parulla e atëhershme ‘gjithë populli ushtar’ është motoja e domosdoshme e ditës sonë, e imponuar nga padukshmëria totale e armikut. Por nga ana tjetër të gjithë jemi ushtarë në ushtrinë më të çuditshme të luftërave të njerëzimit, e cila ka vetëm një lloj arme, durimin. Sa më shumë të durosh, aq më pak të plagosur dhe viktima do të numërosh në javë dhe larg qoftë për ne edhe në ditë. Prandaj miq, durim, durim, durim dhe meqë po rrimë të tërë në shtëpi dhe po luftojmë secili me zakonet e jetës së përditshme, duke ngrënë veten për të mos bërë gjërat që jemi mësuar të bëjmë, duke u përpjekur të përfitojmë pozitivisht dhe nga disa të mira të kësaj të keqe të madhe po ju tregoj një nga gjërat që po bëj unë, ushtrim frymëmarrjeje yoga të thjeshta dhe ushqim vetëm në harkun e 8 orëve, dy vakte me 16 orë agjërim e kam me provë që është super për trupin dhe mendjen. Kush të dojë ta provojë dhe do më japë të drejtë. Kalofshi mirë dhe më e mira do bëhet me besim dhe me durim”, deklaroi Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Mjekët në Kinë heqin maskat mbrojtëse pas mbylljes së spitalit të fundit të improvizuar në Wuhan
Previous article RETROSPEKTIVË/ Origjina e DITËS SË VERËS sipas Faik KONICËS

Delo.autor

Postime të ngjashme

"ARUBA"/ SMS nga Sky: Ahmetaj, ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze Aktualitet

"ARUBA"/ SMS nga Sky: Ahmetaj, ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë... Aktualitet

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT