Kanë hyrë në fuqi 7 masat e Policisë lidhur me kufizimin e qarkullimit rrugor. Në Tiranë dhe Durrës ndalohen rreptësisht për 3 ditët e ardhshme urbanet dhe transporti qytetas dhe ndërqytetas ndërkohë përjashtohen rastet për personat me sëmundje kronike si dhe për autoambulancat dhe automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror.
Po ashtu do të lejohen edhe automjetet e personelit të medias, ato që janë për në aeroportin e Rinasit kurse për ata që abuzojnë duke marrë në makinën e punës persona që nuk kanë lidhje me detyrën shtetërore do të ndalohen dhe ndëshkohen.
5.Do të lejohen të qarkullojnë automjete të personelit të medias, duke paraqitur dokumentin e tyre të punësimit ose kartën e gazetarit.
6. Për qarkullimin vajtje – ardhje nga aeroporti i Rinasit, drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë punonjësit të policisë, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë.
7. Marrja në automjetin e punës, e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndë shkohet me sanksione të rënda të parashikuara në legjislacionin përkatës. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë këto kufizime me rigorozitet, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke kontribuuar të gjithë për sigurinë e jetës.


