Zv.kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas një shkrimi të Koloreto Cukalit, të cilin e akuzon për shpifje.
“Kolo-Kolo, o vetërregulluesh i madh!
Mos gënje! Mos shpif!
Kerkund ne kete vend, nuk ka një spital të tërë të infektuar.
Ti gënjen, rëndë madje!
NUK KA NJE SPITAL TE TERE TE INFEKTUAR!
Nese ke degjuar shprehjet “Infektivi”, “tek Invektivi” etj, coje menderen nga “klubi” i revolucionit apo karrigia me namuz e veterregulluesit, shko “tek Infektivi” dhe verifiko a ka mjeke e infermiere te infektuar apo jo?
Pra, verifiko, mos shpif!
Nese ke degjuar nonen e shpifjes, domethene sAli Biologjikun, he pra vetekorrigjoje-shko ne spitalin e Durresit apo qe mos lodhesh kaq, kthehu tek ISHP dhe meso aty qe analizat e cdo mjeku e infermieri aty, dolën negatiiiveeeee.
Bëj kaq e mos shpif, mos gënje.
Pash ate zot Kolo Kolo, mos na rrezo sistemin e veterregullimit te shpifjes, genjeshtres, rrenes”, shkruan zv.kryeministri, ndërkohë që kujtojmë se Cukali ka krijuar edhe një shoqatë kundër shpifjes dhe vetërregullimit të medias, ndaj dhe Braçe e përmend këtë gjë në reagimin e tij.
“Në datën 11: Viktima e parë ka infektuar një spital të tërë, falë papërgatitjes e ndoshta papërgjegjshmërisë së personelit”, shkruan Cukali në gazetën “dita”, gjë që rezultoi se nuk është e vërtetë, çka solli edhe reagimin e ashpër të Braçes.
(TemA)


