Një tjetër personazh shumë i dashur për publikun, vjen me një mesazh të fortë për qytetarët shqiptarë, ndërsa i bën thirrje që të qëndrojnë në shtëpi, në kuadër të masave kundër koronavirusit. Bëhet fjalë për këngëtarin Alban Skënderaj, i cili përmes një videomesazhi u sugjeron qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet dhe të qëndrojnë me familjen. Ka qenë kreu i qeverisë, Edi Rama ai që ka postuar mesazhin e këngëtarit.
“Përshëndetje të dashur miq. Opinionet janë opinione, por vendimet zyrtare të një shteti duhet të respektohen dhe te zbatohen në mënyrë rigoroze. Aq më të për në një situatë të tillë. Ndaj dhe unë si shumë kolegë dhe personazhe të njohura, që kanë një platformë për të folur, ju bëj thirrje që të qëndroni në shtëpi me familjet tuaja, nëse nuk keni një nevojë urgjente. Bëni durim për veten tuaj, për gjithë komunitetin, për gjithë shqiptarët. Ne kemi kaluar sfida të jashtëzakonshme dhe këtë mund ta kalojmë si familje e madhe, ku prind këtë herë është shteti dhe na udhëheq dhe na thotë se çfarë është më e mira për të bërë. Edhe njëherë ju lutem që të bëni durim, pasi në një kohë të shkurtër ky mund të jetë vetëm një kujtim i keq. Ju uroj fat dhe shëndet! Mirupafshim!”, thuhet në mesazhin e Alban Skënderajt.
🔴 FRIKË JO, KUJDES PO!
🔴 DHE JU LUTEM:
Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim! Të ndjekim me rigorozitet këshillat e autoriteteve shëndetësore dhe t’u referohemi informacioneve zyrtare!
Faleminderit për këtë kontribut🙏


