• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Policia: Mos u paraqitni në sportele për gjobat, vendimet do jua dërgojmë me WhatsApp (VIDEO)
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Policia: Mos u paraqitni në sportele për gjobat, vendimet do jua dërgojmë me WhatsApp (VIDEO)

11 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Policia e Shtetit në kuadër të mbrojtjes së punonjësve të saj dhe qytetarëve për frenimin e përhapjes së koronavirusit, ka vendosur që nga dita e sotme të pezullohen të gjitha veprimtaritë  në zyrat dhe organet administrative të policisë rrugore në praninë e kundërvajtësve. Shqyrtimi i masave dhe gjobave do të vijojë por pa praninë e personave në zyrat dhe sportelet e policisë. Vendimet do u dërgohen personave përkatës me postë në adresat e shtëpisë. Madje dhe masat administrative të vendosura në rrugë, policia do të njoftojë qytetarët të mos paraqiten në zyra, por të japin një numër telefoni në mënyrë që vendimin t’ia dërgojë në WhatsApp.

Njoftimi i plotë i Shefit të Sektorit në Drejtorinë e Policisë Rrugore Mitat Tola.

Në kuadër të masave të marra me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka nxjerrë urdhrin “Për pezullimin e përkohshëm të veprimtarisë dhe shërbimeve të OASH-ve për trajtimin e kundërvajtjeve administrative”.

‘Nisur nga situata e krijuar në vend, në kushtet e mbrojtjes dhe të parandalimit të përhapjes së virusit COVID 19, të nevojës për shmangien e kontakteve fizike të punonjësve të Policisë Rrugore në seancat e verifikimeve të kundërvajtjeve administrative prej OASH-ve vendore, me qëllim vijimin e procedurës administrative dhe të shqyrtimit në një format në mungesë të kundërvajtësit dhe kufizimin e kontakteve fizike, deri në normalizimin e situatës shëndetësore në vend, ky urdhër, për një periudhë dyjavore, parashikon:

– Pezullimin e veprimtarisë së organeve administrative shtetërore të Policisë Rrugore pranë sektorëve të Policisë Rrugore në Drejtoritë Vendore të Policisë, në mënyrën si zhvillohet sot me prezencën e kundërvajtësit ;

– Aktiviteti administrativ i OASH-ve për shqyrtimin e masave plotësuese dhe ato me gjobë do të vazhdojë të zhvillohet në mungesë të kundërvajtësve, duke shmangur praninë e tyre në zhvillimin e seancave verifikuese dhe të shqyrtimit të tyre ;

-Vendimet e marra nga ana e OASH-ve do t’u dërgohen me postë të zakonshme kundërvajtësve dhe  menjëherë, sapo vendimi të merret, pasqyrohet në E-GJOBA;

-Agjentët verifikues dhe patrullat e Policisë Rrugore, në çdo rast që konstatojnë shkelje rrugore që janë objekt shqyrtimi pranë OASH-ve, i transmetojnë kundërvajtësit detyrimin për mosparaqitjen në OASH dhe i kërkojnë, kundrejt miratimit të tij, një numër telefoni celular, të cilin e vendosin në rubrikën e “adresës” tek procesverbali i konstatimit të shkeljes, në të gjitha kopjet. OASH-ja respektive, në rastet kur është e mundur, i dërgon në numrin e deklaruar nga qytetari në aplikacionin WhatsApp, vendimin në formatin PDF. Njëkohësisht, me procedurë të rregullt postare i dërgon kundërvajtësit, vendimin e firmosur dhe vulosur.

Në të gjitha rastet do të respektohen afatet e përcaktuara në Kodin Rrugor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LULZIM BASHA SAPO ABUZOI SËRISH..."/ Pas videos së mjekut Manastirliu i nxjerr foton: E turpshme...
Previous article "ISHA PA VESHJE SPECIALE..."/ Mjeku që dëshmoi për Bashën tradhtohet nga fotot, MILITANT I PD

k.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT