• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Konsullja jonë në Milano konfirmon viktimën e parë shqiptare
Home
Aktualitet
Kronikë

KORONAVIRUSI/ Konsullja jonë në Milano konfirmon viktimën e parë shqiptare

9 March, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Konsullja Shqiptare në Milano të Italisë Anila Pojani në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype për emisionin “Real Story” në “News 24” ka konfirmuar faktin se në Itali ka ndërruar jetë edhe një shqiptare me origjinë nga Durrësi.

Pojani jep edhe detaje për këtë rast të rëndë, duke u shprehur se edhe familjarët e së ndjerës janë për momentin në karantinë.

“Kemi konstatuar se qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak dhe ka rezultuar pozitive me koronavirus. Dokumentacioni zonjës ka mbërritur sot në Konsullatë. Djali, vajza dhe bashkëshorti i të ndjerës janë të gjithë në karantinë. Ceremonia mortore është pezulluar, për shkak të situatës. Të gjithë viktimat janë në morget përkatëse. Ky virus u përhap shpejt dhe ishte i panjohur. Masat parandaluese këtu në Shqipëri u morën shumë shpejt, u pezulluan aktivitetet sportive, kulturore, u mbyllën muzetë, teatrot etj”, tha Pojani.

Anila Pojani deklaroi më pas se situata nga virusi në shtetin italian paraqitet e rëndë, duke vlerësuar se në vendin fqinj janë mbi 8000 persona të prekur nga koronavirusi dhe ka rreth 450 viktima deri në këto momente.

“Nga të dhënat e Drejtorisë të Emergjencave Civile flitet se në Itali janë mbi 8000 të prekur, nga të cilët rreth 800 janë të shëruar dhe rreth 450 kanë ndërruar jetë, të gjithë në moshë të thyer dhe me probleme të mëhershme. Nuk jepen të dhënat për kombësinë ndaj personit dhe jo tepër të dhënat, pasi bëhet fjalë për rast ku nuk mund të thuhet se është problem kombësie. Zona e Kuqe janë zona ku ka më shumë të prekur. Në momentin që flasim, gjithë zona e Lombardisë, por edhe në Rimini etj ka rreth 200 mijë shqiptarë. Rreth 92 mijë shqiptarë janë në Lombardia dhe nuk ka të dhënë për shqiptarët e prekur, pasi nuk jepen të dhëna. Shqiptarë të raportuar të prekur nga koronavirusi nuk ka”, tha Pojani.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Beteja e mjekëve tanë është me Koronavirusin por dhe Salivirusin
Previous article "SHKËMBIMI I TERRITOREVE..."/ Thaçi: Integriteti i Kosovës i padiskutueshëm

F.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT