• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Virologët: Ja pse Italia ka më shumë infeksione sesa vendet e tjera të Europës
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Virologët: Ja pse Italia ka më shumë infeksione sesa vendet e tjera të Europës

7 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Teksa po shikohet mundësia e rritjes së zonave të ashtuquajtura të kuqe, Italia ka ndërmarrë një plan të paparë për të forcuar sistemin shëndetësor kombëtar në ditët e krizës më të zezë shëndetësore në historinë e saj.

Qeveria e kryeministrit Conte ka alokuar një fond prej 600 milionë eurosh dhe ka shtuar në sistem edhe 20 mijë profesionistë të tjerë, mes të cilëve studentë të sapodiplomuar dhe ish mjekë të dalë në pension, për tu përballur me koronavirusin.

Massimo Galli, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Milanos dhe drejtues i departamentit të sëmundjeve infektive III të spitalit Sacco, thotë se “Në bazë të të dhënave epidemiologjike mund të themi se virusi filloi të qarkullojë në Itali në fund të janarit dhefilloi përhapjen veçanërisht në të ashtuquajturën zonë e kuqe. Pacienti zero, kushdo që të jetë ai, nuk kishte arsye të besonte se ishte i infektuar. Virusi u përhap derisa të gjithë të infektuarit e ‘valës së parë’ nisën të përkeqësoheshin nga ana shëndetësore. Ne e vumë re zjarrin kur zjarri tashmë kishte djegur pjesën më të madhe të katit të pare.

Paolo Bonanni, Profesor i Higjienës në Universitetin e Firencës dhe anëtar i Shoqatës Italiane të Higjienës, Mjekësisë parandaluese dhe Shëndetit Publik, thotë se “Ne nuk ishim në gjendje të rindërtonim fazat e mbërritjes së infeksionit në Itali pasi na mungonte pacienti zero dhe më pas numri i të infektua u shtua me shpejtësi. Kontrollet paraprake ishin kufizuar fillimisht vetëm te ata që vinin nga Kina (si në rastin e dy pacientëve të parë në Spallanzani). Që nga mesi i janarit kemikonstatuar në zonën e Lodi, raste të pneumonisë së ndërlikuar, të shkaktuar ndoshta nga virusi i ri. Unë nuk e përjashtoj praninë e një ose më shumë super shpërndarësve të cilët mund të kenë shkaktuar rritjen e menjëhershme të numrit të të infektuarve brenda një kohe të shkurtër”.

Maja e ajsbergut

A mund të lidhet numri i lartë i infeksioneve në Itali me faktin se bëhen më shumë teste me shtupë.

Fabrizio Pregliasco, virolog i Universitetit të Milanos dhe drejtor mjekësor i Institutit Ortopedik Galeazzi thotë se “Duke përdorur një metaforë mund të them se ne mësuam për praninë e koronavirusit në Itali kur pamë majën e ajsbergut. Vetëm atëherë u vumë në kërkim të pacientit zero dhe morëm masa për të kufizuar shpërthimin e epidemisë, u kryen teste të shumta mbi subjektet e dyshura, duke identifikuar raste që në vendet e tjera nuk janë ekzaminuar. Për më tepër, duhet thënë se epidemia përkoi me një epidemi gripi të karakterizuar kryesisht nga viruset H1N1 dhe N3N2, të cilat japin efekte të rënda të frymëmarrjes”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Kinë, provinca e Hubei drejt zero infeksione. Pekini po përgatitet të heq izolimin
Previous article NË PRAG TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË GRAVE/ Kreu i OSBE-së, Rama: Forcim i dialogut për nxitjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave

Delo.autor

Postime të ngjashme

HISTORIKE NË MAROK/ Mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë Botë

HISTORIKE NË MAROK/ Mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës Botë

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar) Botë

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT