• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË PRAG TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË GRAVE/ Kreu i OSBE-së, Rama: Forcim i dialogut për nxitjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave
Home
Politikë

NË PRAG TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË GRAVE/ Kreu i OSBE-së, Rama: Forcim i dialogut për nxitjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave

7 March, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Grave, drejtuesit e lartë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) bënë thirrje për më shumë përpjekje në promovimin e barazisë gjinore dhe për dialog mes brezash për të garantuar përfshirjen e të rinjve. Dita Ndërkombëtare e Gruas këtë vit përkon me 20-vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe 25-vjetorin e Platformës së Pekinit për Masa për Avancimin e Grave dhe këto ngjarje janë një mundësi për të analizuar progresin e shënuar deri më sot, deklaruan zyrtarët e OSBE-së. Kryetari i radhës së OSBE-së, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë dhe Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, dhe Drejtoresha e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Ingibjörg Sólrún Gísladóttir, theksuan se për nxitjen e barazisë gjinore është e rëndësishme që të dëgjohen përvoja dhe opinione të ndryshme dhe vunë në pah veçanërisht nevojën për përfshirjen e djemve dhe vajzave të reja. Të rinjtë përfaqësojnë 38 për qind të popullsisë së rajonit të OSBE-së dhe kanë nevojë të përfshihen në përpjekjet për të avancuar barazinë gjinore, duke kontribuar kështu edhe në përpjekjet për paqe dhe siguri të qëndrueshme.

Kryetari i radhës së OSBE-së, Kryeministri i Shqipërisë dhe Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama u shpreh se “sfidat e barazisë gjinore si lufta kundër dhu nës ndaj grave, garantimi i pjesëmarrjes së grave në parandalimin dhe ndëmjetësimin e kon fliktit, pajtimin dhe nxitjen e fuqishme të mundësive të barabarta të grave në jetën sociale, ekonomike, publike dhe politike mund të përballohen vetëm nëse burrat dhe gratë e të gjitha moshave punojnë së bashku”. Kryetari i radhës gjithashtu theksoi angazhimin e OSBE-së për të vazhduar të punojë për avancimin e barazisë gjinore, si dhe fuqizimin e grave dhe vajzave. “Ne po punojmë së bashku me të gjitha vendet anëtare për të nxitur avancimin e ligjeve, politikave dhe mjeteve zbatuese në një nivel krejt tjetër për mbështetjen dhe mbrojtjen e të drejtave të grave”, deklaroi Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger vuri në dukje sfidat për përfshirjen e grave në proceset e paqes në zonën e OSBE-së: “Edhe pse sot, krahasuar me 25 vite më parë, ka më pak pabarazi gjinore në shumë fusha, përparimi ka qenë i ngadaltë. Në negociatat për paqe, gratë ende nuk kanë përfaqësim të konsiderueshëm. OSBE-ja është e përkushtuar në zbatimin e axhendës së grave, paqes dhe sigurisë, si dhe në përfshirjen e më shumë burrave dhe grave të reja në proceset e paqes”. Duke iu referuar rëndësisë së teknologjisë dixhitale për të ardhmen e barazisë gjinore, drejtoresha e ODIHR, Gísladóttir deklaroi: “Tashmë kemi një brez të grave të reja, të cilat u rritën në botën dixhitale dhe po bëjnë që zërat e tyre të dëgjohen. Në fakt, të rinjtë kanë sens të zhvilluar se çfarë do të thotë barazi e vërtetë, gjë që më bën optimiste”. “Në të njëjtën kohë, gratë, të cilat kërkojnë rol aktiv në jetën publike dhe politike, shpesh e gjejnë veten vik tima të nga cmimit dhe abu zimit. Liderët politikë duhet të bëjnë më shumë për të siguruar që gratë dhe vajzat të jenë në gjendje të angazhohen në mënyrë të sigurt. Ato do të ndryshojnë të ardhmen dhe kanë nevojë për mbështetjen tonë”, shtoi ajo. Rëndësia e dialogut ndër breza për barazinë gjinore, ishte gjithashtu fokusi i një ngjarjeje të OSBE-së, e organizuar në Vjenë nga Seksioni për Gratë, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave. Pjesëmarrësit diskutuan se si gjenerata të ndryshme të grave dhe burrave i shohin mundësitë dhe sfidat dhe si ata mund të punojnë së bashku në mënyrë efektive, për të promovuar barazinë gjinore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Virologët: Ja pse Italia ka më shumë infeksione sesa vendet e tjera të Europës
Previous article VITI 2020 DËSHTIM TOTAL/ Partizani 6 pikë larg vendit të dytë dhe rrezikon…

Delo.autor

Postime të ngjashme

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës Breaking News

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet Politikë

BE NDRYSHON RREGULLAT PARA ZGJERIMIT/ Shqipëria mes vendeve që preken nga reforma! Ja çfarë parashikon drafti dhe përfitimet

SIGURIA NË SHKOLLA BËN BASHKË KATËR MINISTRI/ Prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe… Politikë

SIGURIA NË SHKOLLA BËN BASHKË KATËR MINISTRI/ Prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT