Avokati i Henri Çilit, Andi Duraj ka deklaruar se themeluesi i UET nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar në polici.
Sipas Durajt, Çili po bën 24 orë në paraburgim dhe askush nuk është interesuar për ngjarjen.
Ai ka thënë për Revort Tv se urdhër-arresti i Çilit mban orën e saktë 08:15.
‘Henri Cili nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar në polici rreth orës 22:00 mbrëmjen e së enjtes. Prej më shumë se 24 orësh i arrestuar, askush nuk e ka pyetur Çilin. Po të kishte korrupsion, kjo çështje nuk do të ishte në Përmet. Ndërsa urdhër-arresti i tij mban orën 08:15, jo ashtu siç është thënë’, u shpreh avokati.
Kujtojmë që mbi botuesin Çili rëndojnë akuza të rënda si ‘Fshehja e të ardhurave’, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’, ‘Mashtrimi’, ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Falsifikimi dokumenteve’ në bashkëpunim.
Masa e sigurisë për Henri Çilin do të jepet ditën e nesërme në Përmet.


