Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se me ardhjen e PS janë bërë shumë ndryshime për studentët.
Ai është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar kohën kur ishte student. Sipas Veliajt, kartën e studentit e jepte universiteti, ndërsa tashmë e jep bashkia.
Veliaj gjithashtu ka treguar se shumë shpejt studentët do të kenë një kampus të mirë universitar, ku do të transperohen fakutetet e gjuhëve të huaja apo juridiku.
‘Për sa kohë që 9 nga 10 studentë pasi diplomohen qendrojnë në Tiranë është shumë përgjegjësi. Më kujtojnë studimet e mija. Ne si socialistë duhet të bëjmë punët, jo të gjejmë justifikimet. Unë kur kam qenë student mi jepte kartën e studentit universiteti, jo bashkia. Jam shumë krenarë që sot shumë student të shkëlqyer janë bërë pjesë e PS. Jam shumë krenar që çdo student qoftë se si e ka mbiemin apo emrin babi është pjesë e jona. Ne si socialist nuk themi ose këta ose ata, themi edhe këta edhe ata. Edhe studentët do të kenë një kampus të mirë universitar. Lajmi i mirë vjen për fakultetin juridik dhe gjuhëve të huaja do të transperohen aty’, tha ndër të tjera Veliaj.


