Partia Socialiste zhvillon sot ditën e dytë të Kongresit. Dita e sotme do të jetë një nga ditët më të rëndësishme të Kongresit, pasi fokusi do të jetë tek arritjet e qeverisë por edhe sfidat. Në ditën e dytë të sesionit të punimeve do të votohet për ndryshimin e statutit, e gjithashtu do të bëhet publike dhe axhenda e partisë deri në vitin 2020. Nga ky Kongres do të dalin dhe anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare.
Kongresi i Partisë Socialiste gjatë ditës së parë të punimeve ngriti në piedestal gruan dhe rolin e saj në shoqëri e institucione, ndërsa u theksua se ajo quhet të jetë e pranishëm edhe më shumë në jetën politike dhe drejtuese të vendit, ndërsa në ditën e fundit të saj fjalën do ta kenë të rinjtë.
Ky Kongres tre ditor i socialistëve, do të pasohet nga protesta e paralajmëruar e presidentit Ilir Meta i cili ka ftuar në 2 mars shqiptarët në shesh për “Kushtetutën dhe për Shqipërinë”.


