• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NJË BASHKËKRYETARE NË ÇDO…”/ Rama bën TRE propozimet e rëndësishme për gratë në Kongresin e PS
Home
Politikë

“NJË BASHKËKRYETARE NË ÇDO…”/ Rama bën TRE propozimet e rëndësishme për gratë në Kongresin e PS

28 February, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Në mbyllje të ditës së parë të Kongresit të Partisë Socialiste, mbajti fjalën e tij kryeministri Edi Rama, i cli përtej batutave dhe vlerësimit për Lindën (bashkëshorten e tij) dhe sulmeve ndaj Bashës, foli për rritjen dhe fuqizimin e rolit të grave në shoqëri dhe strukturat e Partisë Socialiste.

Rama tha se vendosja e një gruaje si bashkëkryetare në çdo organizatë socialiste është gjëja më e mirë që secila grua në atë sallë duhet të luftonte dhe të mos toleronte askënd që do e cenonte, në të kundërt tha Rama me nota humori ‘jepini dajak’.

Gjithashtu Rama u shpreh i frymëzuar nga ajo që ministrja e Arsimit Besa Shahini tha për futjen e teksteve feministe nëpër shkolla, por fillimisht duhet të implementohet dhe në çdo strukturë të PS-së. Duke shprehur vlerësimet, mirënjohjen edhe dashurinë për të gjitha femrat, Rama tha me humor që të mos i drejtohen më me ‘zotëri’ po le ta gjenin vetë nëse do i drejtoheshin me termin shoku Rama apo një diçka tjetër.

“E para, atë çështjen e sapohapur të vendosjes së një gruaje, apo një vajze bashkëkryetare në çdo organizatë socialiste mos e lëshoni dhe mos toleroni që burra si ai që Majlinda Bufi, pasi i vuri duart në fyt hëngri dajak ai, jo ajo, por atë pjesë nuk e thotë Majlinda, se ishte pjesa që duhej thënë, që, ne gratë jemi tolerante, atyre burrave bëjani si ia bëri Majlinda atij burrit sepse është themelore që organizatat socialiste të ndryshojnë. E më besoni jeni arma e fundit që imagjinata ime ka pjellë pas shumë e shumë reformash, sistemesh, kthehu kështu, kthehu ashtu, një anëtar-një votë, dy vota-tre anëtarë, dil këndej, ndalo andej, vër kritere, nxirr rregullore, s’lejohen familjarët, nuk lejohet bashkëshorti, nuk lejohet krushku, nuk lejohet halla, të gjitha nuk kanë funksionuar. Arma e fundit është forca, këmbëngulja dhe vendosmëria e grave socialiste që këtyre burrave t’u thonë, “vendin tuaj e keni, por është vetëm gjysma e vendit që keni, jo më shumë se kaq” dhe duke e filluar nga koka e çdo organizate, duke kaluar pastaj poshtë për të pasur mendësinë që nesër Partia Socialiste të jetë shumë më e mirë seç është sot, shumë më e fortë seç është sot dhe shumë më pranë njerëzve seç është sot.

E dyta që dua të them, jam absolutisht i frymëzuar nga ajo që tha Besa për futjen e teksteve të detyruara feministe nëpër shkolla, por, nga e thëna në të bërë nuk është në mes një det i tërë, deti është më kollaj, nga e thëna në të bërë, në mes janë burrat, më të vështirë se deti. E për këtë arsye, besoj që, ajo nismë nuk është një nismë që mjafton si nismë institucionale dhe nuk mund të implementohet me sukses nëse ju të gjitha nuk jeni pas kësaj nisme në të gjitha nivelet ku përfaqësoni vullnetin e Partisë Socialiste. Është kaq e thjeshtë!

E fundit që kam, ka vetëm një gjë që nuk shkon në Kongreset tona, në Konferencat tona, në takimet tona, por sidomos në një Kongres grash që duartrokasin për feminizmin nuk shkon të më thoni më, zoti Rama! Aman ma hiqni këtë “zoti Rama”, se më duket tmerr. Tani, është dhe ky një zhvillim i jetës tonë, sepse njëherë e një kohë unë i thoja Gramozit zoti Gramoz dhe ai më thoshte shoku Edi, tani unë i them shoku Gramoz ai më thotë zoti Edi. Është aftësia e Gramozit për të plotësuar boshllëqet që lë unë, kuptohet, se, në fakt, ai është shoku dhe shoku më i mirë që unë kam në Partinë Socialiste, por hiqeni këtë “zoti Rama”, hiqeni këtë “zonja dhe zotërinj”! Si mund të jetë një forum grash socialiste “zonja dhe zotërinj”? Çfarë zonja dhe zotërinj?! Si do i thoni gjejeni vetë. Ajo, “shoqet” e Besës më pëlqeu. Kështu që, të dashura shoqe, në sy të gruas ju përulem me shumë respekt dhe ju shpreh të gjithë dashurinë time”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DERBI/ Rama poston FOTON e Gregut: O zot, ky me Tironën xhaja vet dhe Erjoni im me Partizonin. Halle, halle...
Previous article ALFRED PEZA/ Shqiptaro- Amerikanët e Metës dhe Amerikanët e Shqipërisë së 2 marsit!

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT