Derbi i kryeqytetit është mbyllur me fitoren e Tiranës në rezultatin 5-1.
Një nga të parët që uroi fitoren ishte djali i kryeministrit Rama, Gregu i cili postoi foton nga tribuna e bardhebluve.
Menjëherë ka reaguar edhe kryeministri i cili të njëjten foto e shoqëron me batutë teksa sjell në kujtesë vëllain e tij Olsin që eshte edhe drejtori i Partizanit dhe zv.kryeministrin Erjon Braçe që njihet si një prej tifozëve më të mëdhenj të të kuqve. /ALPEnews.al