• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“2 MARSI…”/ Rudina Hajdari kundër Ilir Metës: Thërret protestë ai që e ka shkelur Kushtetutën
Home
Politikë

“2 MARSI…”/ Rudina Hajdari kundër Ilir Metës: Thërret protestë ai që e ka shkelur Kushtetutën

26 February, 2020 F.autor Politikë

Rudina Hajdari nuk beson se tubimi i 2 marsit do të marrë besimin e shqiptarëve për të dalë në shesh, pasi sipas saj, si presidenti Ilir Meta që e thërret, si lideri demokrat Lulzim Basha që e mbështet apo edhe kryeministri Edi Rama që është përballë tyre, e kanë shkelur Kushtetutën në këto 29 vite që sipas saj kanë të njëjtën sjellje politike.

E ftuar në Report Tv, kryetarja e grupit parlamentar të djathtë në Kuvendin e Shqipërisë, tha se nuk ka dyshim se Kushtetuta e vendit duhet të mbrohet, por nuk janë ata personat e duhur që duhet të dalin ta mbrojnë atë.

Grushtin e shtetit që presidenti Ilir Meta pretendon se mazhoranca po përpiqet të vërë në zbatim, zonja Hajdari e quan teori konspiracioni me të cilën nuk do të merret.

“Mendoj se Kushtetuta është tepër e shenjtë, dhe nuk ka më të shenjtë se Kushtetuta, është më e shtrenjta që ne kemi, si nga personi që e thërret atë protestë, e ka shkelur atë kushtetutë më parë, si nga ai person që e mbështet, edhe ai ndoshta mund ta ketë shkelur atë kushtetutë, edhe atë që kanë përballë dhe e akuzojnë, e ka shkelur atë kushtetutë. Personat që e kanë bërë këtë kushtetutë leckë, janë ata që e kanë shkelur.

Shqiptarët nuk i besojnë më. Kushtetuta përdoret për të nxjerrë njerëzit në tubim dhe në fund nuk arrihet asgjë. Ata që thërrasin këtë protestë janë vetë ata që e kanë sjellë vendin në këtë derexhe. kemi një kushtetutë që është cënuar, është e trishtë, por janë këta persona që e kanë sjellë situatën këtu ku jemi.

Atë kushtetutë e kanë bërë leckë, kur ka ardhur koha ta mbrojnë kushtetutën kanë thënë që për hir të demokracisë duhet shkelur kushtetuta. është e vështirë sot të besohet që kauzat janë të drejta. kanë 29 vite që kanë të njëjtën sjellje politike. Kushtetuta sot duhet të mbrohet, dhe kjo nuk ka asnjë dyshim.

Grusht shteti? Unë nuk merrem me konsiparacione, nuk merrem me teori, nuk hyj fare në këto teza. Njerëzit i kanë parë, i njohin mirë kush janë.

Dakord jam të mbrojmë kushtetutën, por kam frikë se kjo protestë që mbështetet nga ata persona që e kanë shkelur kushtetuten e protestën, është e vështirë të them që njerëzit do të dalin në shesh”, tha Hajdari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS/ Ja si rreshtohen yjet e Realit dhe Sitit në “Bernabeu”! Sarri rikuperon Pjaniç
Previous article VIZITA NË RUSI/ "Zëri i Amerikës": Kryeministri Rama bën thirrje në Moskë për njohjen e Kosovës

F.autor

Postime të ngjashme

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT