• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA NË RUSI/ “Zëri i Amerikës”: Kryeministri Rama bën thirrje në Moskë për njohjen e Kosovës
Home
Politikë

VIZITA NË RUSI/ “Zëri i Amerikës”: Kryeministri Rama bën thirrje në Moskë për njohjen e Kosovës

26 February, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha të mërkurën në Moskë gjatë një konference shtypi me ministrin e Jashtëm rus se nuk sheh arsye se përse të tjerët kanë të drejtë të ndahen e të kenë shtetin e tyre dhe Kosova mos ta ketë këtë të drejtë.

Komenti i kryeministrit shqiptar ishte një reagim ndaj qëndrimit të Rusisë e cila nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Ministri Lavrov tha se vendi i tij promovon dialogun mes palëve dhe do mbështeste një marrëveshje të pranueshme nga të dy vendet, ndërsa fajësoi Kosovën se nuk ka respektuar sipas tij, marrëveshjet e arritura, duke përmendur atë për krijimin e asociacionit të komunave serbe.

Nga ana e tij kryeministri Rama këmbënguli se është në të mirën e gjithëkujt dhe të vetë Serbisë që të njohë Kosovën.

Zoti Rama ishte në Moskë në cilësinë e kryetarit të radhës të OSBE-së. Fokusi i bisedimeve ishte kriza në Ukrainë, megjithatë palët diskutuan dhe për marrëdhëneit bilaterale që janë në nivele shumë të ulta.

Zoti Lavrov deklaroi se përparimi në marrëdhëniet dypalëshe është penguar për shkak të qëndrimeve të Shqipërisë në linjë me ato të Bashkimit Evropian, i cili ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

Kryeministri Rama u përgjigj se Shqipëria është anëtare krenare e Natos dhe një aleat krenar i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, dhe se ajo qëndron plotësisht në përputhje me miqtë e saj të mëdhenj, si dhe në rastin e sanksioneve.

Zoti Rama saktësoi se kjo është një zgjedhje që Shqipëria ka bërë me vullnetin e saj dhe jo një zgjedhje e detyruar. “Unë nuk mendoj se Rusia është armik për askënd me të cilin ne jemi në krah. Prandaj kemi shumë gjëra që mund të shohim pa pretendur që të ndryshojmë themelet e secilit”, nënvizoi zoti Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "2 MARSI..."/ Rudina Hajdari kundër Ilir Metës: Thërret protestë ai që e ka shkelur Kushtetutën
Previous article PAS LARGIMIT NGA DETYRA MBRETËRORE/ Ja si dëshiron të quhet princi Harry

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

U ARRESTUA DUKE FLUTURUAR MBI NJË CENTRAL BËRTHAMOR/ Shqipëria kërkon ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca Aktualitet

U ARRESTUA DUKE FLUTURUAR MBI NJË CENTRAL BËRTHAMOR/ Shqipëria kërkon ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR KORÇË-POGRADEC/ Ndërron jetë shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR KORÇË-POGRADEC/ Ndërron jetë shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT