• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Emigranti shqiptar erdhi nga Italia këtë të dielë: Atje jeta vazhdon normalisht…
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Emigranti shqiptar erdhi nga Italia këtë të dielë: Atje jeta vazhdon normalisht…

25 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Urim Shehu një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në Piacenza të Italisë, është kthyer në Kukës prej ditës së diel. Ai thotë se jeta në Itali vijon normalisht, dhe pavarësisht panikut njerëzit vazhdojnë të shkojnë në punë, ndërsa shkollat e kanë ndërprerë procesin mësimor deri në datë 25 mars.  Urimi tregon se nga supermarketet janë hequr të gjitha perimet dhe produktet e tjera të paambalazhuara të cilat preken me duar nga klientët. Kur ka ardhur në Rinas, Urimi thotë se i kanë matur temperaturën por ka rezultuar pa probleme.

“Kam ardhur të dielën pasdite. Më kanë thënë se 5 vetë të prekur, nuk dihet se çfarë janë. Atje jeta është krejt normale. Nuk kishte ndonjë gjë alarmante. Mediat e bëjnë më shumë të madhe. Unë kam ardhur me makinë private deri në Bologna. Pastaj me avion deri në Rinas. Atje më kanë mature temperaturën. Të gjithë kanë frikë por më shumë ka panik. Pardje ditën e diel paradite kanë filluar të heqin frutat, mishin këto që preken me dorë nga supermarketet. Por jeta vazhdon normalisht, puna normalisht. Shkollat janë bllokuar dhe deri në 20 mars janë mbyllur”, tregon Urimi.

Pyetjes nëse kuksianët e tjerë kanë frikë të ulen në tavolinë me të, Urimi i përgjigjet duke qeshur se një pjesë e tyre i druhen këtij fakti dhe ia kanë shprehur duke i thënë se mos ka sjellë me vete koronavirusin. “Më kanë thënë nja dy tre veta se vjen nga Italia ti dhe po na sjell gripin, virusin. Nuk e di sa frikë kanë ata por unë nuk frikë”, thotë ai.

Ndërkohë situata në Kukës duket e qetë, ndonëse një pjesë e banorëve shprehen se nuk kanë gjetur produkte të cilat janë rekomanduar për t’u blerë për mbrojtjen nga koronavirusi në farmacitë e qytetit.

“Kërkoja maska por nuk paska, ku me i marr. E kam vajzën këtu dhe nesër kam për ta nisur për Tiranë. Desha t’i jap maskë me vete sepse më tha që i kanë thënë studentët që nuk ka atje”, thotë një qytetar.

Farmacistja tregon se i gjithë stoku i ditës mbaroi për shkak të kërkesës së lartë. “Mbaruan sapo u shitën të gjitha. Ka interes edhe zonat e tjera. Kanë ardhur edhe nga jugu dhe Tirana”, thotë një farmaciste.

Mësimi në qytet vijon normalisht, ndërsa fëmijët tregojnë se në shkollë kanë marrë rekomandimin që të pajisen me masat mbrojtëse.  “Po do shkojmë. Kemi pak frikë. Por shkojmë në shkollë përditë. Kemi frikë, por është e pamundur të mos shkojmë. Na ka thënë drejtoresha të marrim alkool, fasoleta dhe maska. Maska nuk paska, por blej vetëm këtë alkoolin”, thonë fëmijët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR MES TË RINJVE NË LEZHË PRANË SHKOLLËS/ 25-vejçarja qëllon disa herë me thikë të riun, dërgohet rëndë te "Trauma"
Previous article CEREMONIA PËRKUJTIMORE NË NDERIM TË KOBE BRYANT/ Vanessa: Jetoni të qetë në Parajsë dhe argëtohuni (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT