Një konflikt mes dy të rinjve ka ndodhur ditën e djeshme, ku një vajzë 25-vjeçe ka plagosur me thikë Anton Shytin, ndërsa motivet mbeten të paqarta.
Burime paraprake bëjnë me dije se i riu ka marrë plage të shumta në trup dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ngjarja u regjistrua në lagjen “Besëlidhja” në afërsi të shkollave. Policia dhe grupi hetimor po hetojnë shkaqet e kësaj plagosje të rëndë.


