Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe 21 janë plagosur në provincën turke të Vanit për shkak të një tërmeti të fortë që tronditi zonën. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm i Turqisë Suleyman Soylu.
Tre prej viktimave janë fëmijë, ndërsa 1066 ndërtesa janë shembur. Autoritetet kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit.
Tërmeti sipas EMSC, me madhësi 5.7 goditi rajonin kufitar Turqi-Iran dhe pati një thellësi prej 5 km.