• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHET ME PASAPORTA E ID TË DIKUJT TJETËR/ Si tentuan të kalonin në Rinas drejt BE-së 2 emigrantët nga Afrika, 3 në pranga
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBULOHET ME PASAPORTA E ID TË DIKUJT TJETËR/ Si tentuan të kalonin në Rinas drejt BE-së 2 emigrantët nga Afrika, 3 në pranga

23 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Tre persona nga Gana dhe Kameruni u arrestuan nga policia shqiptare, ndërsa dy shtetas nga Franca u shpallën në kërkim, pasi tentuan të kalojnë kufirin nga aeroporti i Rinasit me pasaporta të falsifikuara me ngjashmëri të lartë fizike të personave që i kishin marrë ato me destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Në krye të kësaj skeme ishte një 21-vjeçar nga Kameruni i cili u ka shitur pasaportat e dy francezë, dy personave nga Gana dhe Kameruni, të cilët kishin ngjashmëri fizike me fotot në pasaportë, për të kaluar nga Rinasi. Policia e Shtetit, thotë se hetimet vijojnë, pasi ka dyshime që në këtë rrjet të ketë të përfshirë edhe shqiptarë.

Policia deklaroi se në sajë të operacionit të koduar “Shpërblimi”, nga aksioni në terren që zgjati 48 orë pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, u bë arrestimi i  organizatorit 21-vjeçari me inicialet J.B nga Kameruni, dhe dy personave të tjerë të përfshirë: B. A., 34 vjeç, lindur dhe banues në Gana dhe J. B 23 vjeç, lindur dhe banues në Kamerun. Si dhe u shpallën në kërkim  francezët D. I dhe B. Y.

Nga hetimet e kryera shtetasi nga Kameruni B. A, kundrejt shpërblimit monetar, ka siguruar nga organizatori 21-vjeçar J. B., një pasaportë franceze që i përkiste D. I nga Franca dhe duke përfituar nga ngjashëria fizike ka tentuar të udhëtojë me këtë pasaportë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së.

Po nga hetimet – njofton policia – ka rezultuar se shtetasi tjetër nga Kameruni, 23-vjeçari  J. B., kundrejt shpërblimit monetar ka siguruar nga organizatori, një kartë identiteti franceze që i përket  B. Y. dhe ka tentuar të udhëtojë me këtë pasaportë nga aeroporti i Rinasit.

Nga hetimet e kryera – thotë Policia e Shtetit – dyshohet se ka bashkëpunëtorë edhe shqiptarë, për të cilët po punohet për identifikimin e tyre.

Të arrestuarit do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Masa ekstreme ndaj tifozëve të Barcelonës, Championsi me probleme
Previous article TUNDET SËRISH TURQIA/ Tërmet me magnitudë 5.7, epiqendra në kufi me Iranin. 8 të vdekur

Delo.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT